Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë ndaj familjes dhe kanosi me thikë nënën e tij, në fshatin Shoshan të Tropojës.
Gjatë një kontrolli fizik uniformat blu kanë sekuestruar 2 thika dhe një celular që djali ia kishte vjedhur njërit prej familjarëve.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas marrjes së njoftimit se fshatin Shoshan, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshan.
![]()
Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe disa familjarëve të tjerë, e ka kanosur nënën me mjet prerës (thikë), si dhe i ka vjedhur celularin njërit prej familjarëve", informoi sot policia e Tropojës.
Komente

