TIRANË - Kalimi në trotuarin e Gjykatës së Lartë për qytetarët e Tiranës është kthyer në një proces jo të lehtë. Automjet e trupës gjyqësore, disa me targa civile dhe disa me targa zyrtare kanë zaptuar trotuarin të pa shqetësuar nga askush.

Në një kohë kur policia rrugore e Tiranës ndëshkon ç’do shkelës të rregullave në rrugë, ku për një parkim të gabuar në sheshin pranë Universitetit gjobitesh me gjobë, të parkosh mbi trotuar siç qëndrojnë makinat e gjyqtarëve nuk merr asnjë ndëshkim.

Jo pak herë ka ndodhur që janë gjobitur zyrtarë për shkelje rrugore përfshi dhe deputetët të cilët trotuarin e qytetarëve e kishin kthyer në parkim të improvizuar, por me sa duket policia rrugore e Tiranës këtë aks rrugor ka harruar ta kalojë në filtër, edhe pse ndodhet në qendër të kryeqytetit.

policia rrugore
policia rrugore

Redaksia online
Shqiptarja.com