Ekipi i Napolit është dënuar me -2 pikë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane të Futbollit për trukim të ndeshjes me Sampdorian në 16 maj 2010.

Canavaro dhe Grava do të penalizohen me 6 muaj jashtë fushave të blerta për shkak se janë përfshirë në trukimin e ndeshjeve,

ndërsa më i rëndë është dënimi për portierin Gianello që është përfshirë direkt në fiksimin e rezultatit duke u dënuar me tre vite dhe 3 muaj jashtë fushave.

Ekipi i Napolit, por edhe tre futbollistët kanë të drejtë që të apelojnë vendimin ndaj tyre.

Ndërsa Napoli pas heqjes së pikëve ka zbritur nga vendi i tretë në vendin e pestë në renditjen e Serisë A.

(d.b/shiptarja.com)