Ndoshta kategoritë më të ulëta janë më të prekura nga ky fenomen, sepse njerëzit mund të blihen edhe për pak para, por Premier Liga nuk është e prekur. Unë akoma mendoj se me 99.9% futbolli anglez është plotësisht i pastër.
Mendoj se bëhet fjalë vetëm për një rast të izoluar” kjo është deklarata e trajnerit të Arsenalit, Venger për 6 personat e arrestuar nga policia në ishull për trukim. I ashpër ka qenë edhe trajneri i Çelsit, Murinjo kur u pyet nw lidhje me arrestimet e policisë.
“Nuk arrij ta kuptoj këtë fenomen, pasi bastet janë larg mendjes time. Në futboll është e paimagjinueshme që të ndodhin gjera të tilla” tha ai.
Në shtypin vendas, por jo vetëm arrestimi i 6 personave për trukim të ndeshjeve të futbollit në Angli ka bërë jehonë në të gjithë botë, pasi një fenomen i tillë arriti të prekte edhe shpikësit e futbollit.
Megjithatë Premier League vazhdon që të jetë në listën e kampionateve që ndiqet nga miliona njerëz në të gjithë botën për spektaklin e garantuar në cdo fundjavë.
