
Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se Evropa duhet të përqendrohet te lufta në Ukrainë, jo te Grenlanda, dhe këmbënguli se do të ndjekë planin e tij për tarifa ndaj shteteve që dërgojnë trupa ushtarakë në ishullin arktik.
Në një intervistë të shkurtër telefonike me NBC News, Trump tha se do t'i godasë "100%" vendet evropiane me tarifa nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje për Groenlandën.
“Evropa duhet të përqendrohet në luftën me Rusinë dhe Ukrainën, sepse, sinqerisht, e shihni se çfarë u ka sjellë kjo atyre. Kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohet Evropa - jo Groenlanda.", theksoi Trump.
I pyetur nëse do të përdorte forcën për të pushtuar Groenlandën, presidenti tha: “Pa koment”.
Lajmi kryesor:
Përplasje për Groenlandën/ SHBA-të paralajmërojnë Evropën: Beteja jonë është e vërtetë







