Trump flet nga rezidenca në Florida për 34 akuzat ndaj tij: Vendi ynë po shkon në ferr, krimi i vetëm që kam bërë është mbrojtja e SHBA-ve

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur për herë të parë pasi doli nga gjykata ku u bënë publike 34 akuza kundrejt tij. Në reagimin e bërë nga rezidenca e tij në Florida, Trump u shpreh se krimi i vetëm që mund të ketë kryer është mbrojtja e Amerikës nga ata që duan ta shkatërrojnë.

"Krimi i vetëm që kam kryer është të mbroj pa frikë kombin tonë nga ata që kërkojnë ta shkatërrojnë atë"- është shprehur Trump.

I rrethuar nga një numër i madh mbështetësish duke renditur listën e akuzave politike dhe ligjore që janë ngritur kundër tij gjatë viteve, Trump i quajti ato vetëm një sulm politik ndaj tij. Trump shprehet se është persekutuar që nga nisja e fushatës së tij në 2016 pa pasur asnjë provë ndaj tij.

Ai tha se kjo është hera e parë që një ish president i SHBA-ve trajtohet në këtë mënyrë ndërsa tha se e gjithë bota po qesh me Amerikën.

"Vendi ynë po shkon në ferr. Është një fyerje për vendin tonë pasi bota tashmë po qesh me ne”- tha Trump.

Disa nga aktakuzat kryesore ndaj Trump
Nga gushti 2015 deri në dhjetor 2017, Trump dyshohet se orkestroi skemën për të fshehur informacione që mund të dëmtonin fushatën e tij në zgjedhjet presidenciale pëmes një sërë pagesash false

American Media Inc dyshohet se i ka paguar 30,000 dollarë një ish-punonjësi të Trumpit, i cili pretendonte se kishte dijeni mbi një histori për një fëmijë që Trump kishte jashtë martese

Në akuzën e dytë, AMI dyshohet se i ka paguar 150,000 dollarë një gruaje që pretendonte se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Trump.  Kur Trump urdhëroi një avokat që të rimbursonte AMI-në në para, një avokat special i tregoi atij se pagesa duhet të bëhej nëpërmjet një kompanie offshore dhe jo me para cash. AMI përfundimisht nuk pranoi rimbursimin pasi u konsultua me avokatin e tyre;

Në akuzën e tretë, 12 ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme presidenciale, këshilltari special i Trump dërgoi 130,000 dollarë për një avokat për një aktore filmash pornografikë

Pasi fitoi zgjedhjet, Trump e rimbursoi avokatin special përmes një sërë pagesash mujore, fillimisht nga fondi i TIJ dhe më vonë nga llogaria e tij bankare. Në total janë lëshuar 11 çeqe për qëllime të dyshimta

Nga gushti 2015 deri në dhjetor 2017, Trump dyshohet se ka orkestruar një skemë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 duke identifikuar dhe blerë informacione negative rreth tij për të mos lejuar publikimin e tyre

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Aktrimi në politikë s'i shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore me taka e jo grua burrë! Ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera

'Aktrimi në politikë s'i shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore me taka e jo grua burrë! Ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera