Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka kërkuar kryeministres së Japonisë, Sanae Takaichi, të mos ndërmarrë hapa që mund të provokojnë Kinën lidhur me çështjen e sovranitetit të Tajvanit.

Sipas Wall Street Journal, Trump ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin kinez Xi Jinping, gjatë së cilës gati gjysma e kohës iu kushtua diskutimeve për Tajvanin - ishull të cilin Pekini e konsideron si pjesë të territorit të vet.

Menjëherë pas kësaj telefonate, Trump ka biseduar edhe me Takaichi, duke i përcjellë qëndrimin e administratës amerikane mbi këtë çështje delikate.

Në fokus mbetet shmangia e çdo hapi që mund të rrisë tensionet mes Tokios dhe Pekinit, në një moment kur situata në rajon mbetet e brishtë.