Në orën 17:00, më pak se 24 orë pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleiman dhe pak orë pas sulmit raketor iranian kundër dy bazave amerikane në Irak, presidenti amerikan Donald Trump iu drejtua kombit amerikan.
Sanksionet e reja kundër Iranit dhe një premtim: Për sa kohë që ai është në krye, Donald Trump nuk do të lejojë që Teherani të pajiset me një arsenal bërthamor.
Këto janë dy konceptet më të rëndësishme të shprehura nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara në fjalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë teksa iu drejtua kombit amerikan.
Trump tha se në sulmin iranian nuk ka patur viktima dhe se SHBA janë të përgatitur për skenarin më të keq.
Ai tha se gjithçka ka shkuar mirë për trupat e koalicionit ndërkombëtar dhe foli për marrëdhëniet e tensionuara prej kohësh me Iranin.
Trump foli gjithashtu për vrasjen e gjeneralin iranian, i vrarë të premten nga një sulm amerikan, dhe se ai ishte 'përgjegjës për shumë sulme të kryera ndaj trupave amerikane në Lindjen e Mesme, në Irak, Kirkuk dhe amasadën amerikane në Bagdad. 'Ai duhej të ishte ememinuar kohë më parë".
"Ne do ti përgjigjemi me forcë sulmeve të Iranit" - tha Trump duke shtuar se "Ata hedhin parrulla kundër SHBA dhe duan të stabilizojnë gjithë rajonin".
Presidenti duke iu drejtuar kombit tha: Iu bëj thirrje gjithë vendeve të botës të njohin këtë realitet të hidhur që na prezanton Irani. Paqja nuk mund të lulëzojë në rajon me këtë sjellje të Iranit, sjellje e cila nuk do të tolerohet nga ana jonë.
Trump tha gjithashtu se i ka kërkuar NATO-s të jetë e angazhuar në këtë situatë të rrezikshme.
"Amerika është shumë e fortë. Ne kemi armë të tilla që asnjë nuk i ka por nuk duam ti përdorim", - tha Trump.
"Ne eleminuam ISIS dhe liderin e tyre dhe kjo është fitore e madhe për të gjithë. SHBA janë gati të ndërtojnë paqen për të gjithë. Zoti e bekoftë Amerikën", - përfundoi presidenti amerikan Donald Trump.
Lajmi kryesor: