Presidenti amerikan Donald Trump ka replikuar sërish në distancë me Papa Leone XIV, lidhur me luftën në Iran.

Për New York Post, Presidenti amerikan tha se i kishte thënë Papës se Irani nuk duhet të kishte kurrësesi armë bërthamore, pasi sipas tij, miliona njerëz në mbarë botën do të vdisnin.

“Me Iranin, kjo është një nga luftërat më të rëndësishme. I thashë Papës se Iranit nuk mund t'i lejohet të ketë një armë bërthamore sepse ata do ta përdorin atë dhe miliona njerëz do të vdesin, përfshirë italianë dhe katolikë në mbarë botën", tha mes të tjerash Trump për New York Post.

Donald Trump i tha New York Post se kishte dy pyetje për Papën: "Pse e konsideroni të pranueshme që Irani të posedojë një armë bërthamore dhe të vrasë 42,000 protestues?".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Marrëveshja me Teheranin firmoset nesër, ose bombardimet do të fillojnë përsëri! NYT: Delegacioni iranian me Ghalibaf të martën në Islamabad