Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, iu kthye aktiviteteve të fushatës zgjedhore për herë të parë pas atentatit të dytë për vrasjen e tij.
Gjatë fjalimit të tij në në Flint, Michigan, Trump tha se “vetëm presidentëve të rëndësishëm iu bëhet atentat”.
“Dhe pastaj habiteni pse sulmohem me armë... E dini që vetëm presidentëve të rëndësishëm iu bëhet atentat”, u shpreh ai.
Ndërsa më tej ai shtoi se kandidimi për president është një biznes i rrezikshëm.
Nga ana tjetër nënpresidentja aktuale amerikane, Harris, gjatë një fushate në, Pensilvani u shpreh se ka kontaktuar me Trump pas incidentit.
“Bisedova me të për të parë se si është. Dhe, i thashë atij atë që e kam thënë publikisht -nuk ka vend për dhunë politike në vendin tonë”, u shpreh Harris në një intervistë për Asociacionin Kombëtar të Gazetarëve me Ngjyrë.
Atentati i dytë ndaj Donald Trump ndodhi më 15 shtator, pranë klubit ndërkombëtar të golfit në West Palm Beach, Florida, ku ish-presidenti po luante golf.
Pas të shtënave me armë zjarri, Shërbimi Sekret deklaroi se Trump ishte mirë, ndërsa u arrestua një 58-vjeçar i identifikuar si Ryan Routh me akuzën se donte të qëllonte Trump.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
75.3%
-
Të gabuar
19.6%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 2584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Inteligjenca amerikane: Irani po synon të eliminojë Donald Trump
25 Shtator, 18:53
-
Atentati i dyshuar ndaj Trump, Prokuroria e SHBA: Ryan Routh nën akuzë për përpjekje për të vrarë një kandidat për president
25 Shtator, 09:18
-
Hap portofolin dhe i dhuron 100 dollarë gruas në supermarket, video e Donald Trump bëhet virale: Bli diçka
24 Shtator, 19:01
-
Djali i Trumpit në darkë me biznesmenë në Beograd
24 Shtator, 15:26
-
I dyshuari për atentatin ndaj Trumpit la një letër që tregonte synimet për ta vrarë
23 Shtator, 20:22
-
Fushata për Shtëpinë e Bardhë dhe retorika e ashpër politike
23 Shtator, 18:13
-
Donald Trump s'do të garojë për president përsëri nëse humb në nëntor
23 Shtator, 08:20
-
Ekspertët: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor të pranisë së shtuar të grave në politikë
22 Shtator, 22:57
-
SHBA/ Donald Trump përjashton mundësinë e kandidimit në 2028 nëse humbet në nëntor ndaj Kamala Harris
22 Shtator, 22:27
-
Rusia mohon mbështetjen ndaj demokrates Kamala Harris: Putin po bënte shaka
21 Shtator, 20:27
-
SHBA/ Kamala Harris pranon ftesën e CNN për debat, i kërkon Trumpit të bëjë të njëjtën gjë
21 Shtator, 19:09
-
Atentati ndaj Trump, hetimi i brendshëm i shërbimit sekret konstaton mangësitë: S'u dhanë udhëzime të qarta
21 Shtator, 07:38