Donald Trump ka deklaruar në Truth Social se “Irani dëshiron vërtet të arrijë një marrëveshje”, ndërsa njëkohësisht ka kritikuar kundërshtarët e përpjekjeve të tij për të siguruar një të tillë me Teheranin.
“A nuk e kuptojnë demokratët e majtë (‘Dumocrats’) dhe disa republikanë që duken jopatriotikë se është shumë më e vështirë për mua ta bëj siç duhet punën time dhe të negocioj, kur aktivistë politikë vazhdojnë të komentojnë negativisht, në nivele të papara më parë, duke thënë vazhdimisht se duhet të veproj më shpejt, ose më ngadalë, ose të shkoj në luftë, ose të mos shkoj në luftë, apo çfarëdo tjetër. Thjesht rrini të qetë dhe relaksohuni; në fund gjithçka do të shkojë mirë, gjithmonë kështu ndodh!”
Postimi i presidentit amerikan nuk përmend sulmin ndaj Kuvajtit dhe as sulmet amerikane kundër Iranit gjatë fundjavës.
Lajmi kryesor:
Intensifikohen sulmet mes Izraelit dhe Libanit, Rubio kontakton palët për armëpushim: Hezbollahu të ndalojë sulmet! Raketa e dronë mbi Kuvajt








