Sot, Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbush 80 vjeç dhe për të festuar, në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë do të mbahet Kampionati Ultimate Fighting, një garë artesh marciale të përziera me 14 yje që do të garojnë në një arenë me 4,000 vende. Eventi prej 60 milionë dollarësh është i lidhur me festimet për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së dhe është sulmuar ashpër nga kritikët që kanë drejtuar gishtin nga kriza e rëndë ekonomike e shkaktuar nga konflikti me Iranin.
Ekrane gjigante janë vendosur në National Mall, ku pritet të mblidhen mbi 125,000 tifozë. Trump ishte i njohur për bezdinë e tij të përgjithshme ndaj ditëlindjeve edhe para se të bëhej presidenti më i vjetër në detyrë në historinë amerikane.
Në vitin 2021, ish-gruaja e tij, Ivana Trump, rrëfeu se ai në fakt "i urren" ditëlindjet. Pavarësisht kësaj, presidenti është bërë gjithashtu popullor për festimet e tij luksoze, si brenda ashtu edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë. Një rivale e madhështisë së një ndeshjeje të arteve marciale të përziera në Shtëpinë e Bardhë, ishte parada ushtarake e organizuar nga administrata Trump që mbushi qendrën e Uashingtonit vitin e kaluar.
Ideja lindi dy vjet më parë kur Trump mori pjesë në një event të UFC në Madison Square Garden. Manjati u prit me duartrokitje dhe brohoritje "USA USA!" dhe ajo natë e bindi atë të organizonte një event të ngjashëm në Shtëpinë e Bardhë. Eventi do të shohë luftëtarët të përballen në një ring të ngritur brenda një tetëkëndëshi gjigant.
Gara për ftesa ka filluar prej javësh. Do të shiten të gjitha, ka deklaruar administrata amerikane. Ata që vijnë vonë po ftohen të provojnë fatin e tyre në faqen online Tickemaster, por me pak shpresë. Përfshirja e organizatës UFC, e udhëhequr nga shoqja e Trump, Dana White, nënvizon dëshirën e presidentit për të forcuar markën e tij personale dhe ndikimin e tij në bazën rinore të MAGA-s.
Programi i sotëm përfshin gjithashtu një ceremoni private të rezervuar për elitën e lëvizjes Trump. Ekziston rreziku i motit të keq dhe një infektimi të mundshëm nga mushkonjat, por në fund të fundit, Trump dhe stafi i tij shpresojnë që shfaqja, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në TV dhe në rrjetet sociale, do të galvanizojë të rinjtë amerikanë, ata që votuan për manjatin dhe e dërguan për here të dytë, në Shtëpinë e Bardhë.

Ambasada amerikane në Shqipëri ka uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për 80-vjetorin e lindjes.
Ambasada ka shpërndarë postimin e Shtëpisë së Bardhë ku shkruhet se “Gëzuar ditëlindjen Presidentit të 45-të dhe të 47-të të Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump. Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do, për njerëzit të cilëve u shërben dhe për Ëndrrën Amerikane”.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për 80-vjetorin e lindjes. Në urimin drejtuar Trump, kryeministri izraelit vlerëson rolin e tij në politikën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Këtë vit ditëlindja juaj vjen në një kohë të gëzueshme”, shkroi Netanyahu në një postim në rrjetet sociale, duke i uruar Trumpit “forcë dhe energji të vazhdueshme ndërsa e udhëheq Amerikën drejt një të ardhmeje të ndritur, me paqe përmes forcës”.
“Ju uroj forcë dhe energji të vazhdueshme ndërsa e udhëhiqni Amerikën drejt një të ardhmeje të ndritur paqeje përmes forcës”, shkruan Netanyahu, “dhe ndërsa vazhdojmë ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele gjithnjë e më të larta.”
Urimi i Netanyahut vjen në një moment tensioni mes dy aleatëve për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjes që pritet të nënshkruhet mes SHBA-ve dhe Iranit, një traktat paqeje ku Izraeli nuk është palë. Trump ka paralajmëruar Netanyahun se në rast përshkallëzimi të konfliktit me Iranin, do të mbetet i vetëm përballë sulmeve.
Komente




