Trump nuk tërhiqet nga synimi për aneksimin e Groenlandës dhe thotë se mund të afrohet në një pikë kur do ti duhet të bëjë një zgjedhje.
Ai tha në një intervistë për Nju Jork Tajms pa saktësuar shumë se do të mund të bëjë një zgjedhje mes ruajtjes së aleancës së NATOs apo aneksimit të ishullit gjysmë autonom danez. Kjo mund të jetë një mundësi, ka thënë Trump për gazetën e madhe amerikane.
Fuqia e Natos nuk ekziston pa SHBA brenda saj, ka thënë Trump në intervistë, duke sjellë shembujt e ndikimit të Evropës në të.
“Rusia nuk është aspak e shqetësuar nga NATO, përveçse për sa na përket ne. As Kina”, ka shtuar presidenti amerikan.
Por pretendimeve të tij se rreth ishullit gjigand Rusia dhe Kina zhvillojnë aktivitetet iu përgjigjën disa zyrtarë nordikw, të cilët i kanë përgënjeshtruar pohimet e Donald Trump.
Këtë e raporton Financial Times, duke cituar disa diplomatë nordikë me akses në informimet e inteligjencës së NATO-s.
Vitet e fundit “nuk ka pasur gjurmë të anijeve apo nëndetëseve ruse dhe kineze” në atë zonë, kanë pohuar zyrtarët e lartë.
Këtë linjë e ka mbështetur edhe ministri i Jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide:
“Nuk është e saktë të thuhet se ka shumë operacione të Rusisë ose Kinës pranë Groenlandës – ka thënë ai për transmetuesin NRK –. Ka aktivitet në rrethinat tona, por shumë pak atje”.
Përpjekjet për ambicien e aneksimit të groenlandës pritet të formalizohen këtë javë.
Ditë më parë sekretari i shtetit Marco Rubio njoftoi se do të takohet me liderë danezë çka është konfirmuar edhe nga kryeministrja e Danimarkës Mette Friedriksen e cila I ka konfirmuar ato në një takim të partisë së saj.
Komente








