Trump në Shtëpinë e Bardhë
'Yjet' refuzojnë të këndojnë për të

Trump në Shtëpinë e Bardhë<br />'Yjet' refuzojnë të këndojnë për të
Donald Trump presidenti i SHBA  në 20 janar do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë e mesa duket ai është në kërkim të yjeve të cilët do të këndojnë në ceremoninë e shumëpritur.

BBC shkruan se manajti në këtë pikë është i pafat pasi shumë prej artistëve nuk janë të gatshëm të këndojnë për të.

Kujtojmë se shumë këngëtarë si Lady Gaga, Katy Parry,Madona e jo vetëm mbështetën fuqishëm kandidaten demokrate Clinton. Madje pas rezultatit ato iu bashkuan protestave të cilat shpërthyen për të kundërshtuar Trump.

Ndërsa Barack Obama, presidenti në ikje ka qënë i suksesshëm me yjet pasi në vitin 2009 kur hyri në Shtëpinë e Bardhë për të këndoi Beyonce dhe Aretha Franklin. gjatë viteve të presidencës në fakt Obama ka patur një marrëdhënie dhumë të mirë me një pjesë të mirë të artistëve.

Stafi iTrump po përpiqet të ‘rekrutojë’ yje muzikorë por mesa duket ata nuk janë të gatshëm të performojnë për presidentin e tyre i cili në background e tij ka qënë një personazh televiziv.

“Ata janë duke kontaktuar me menaxherë dhe agjentë” u shpreh një burim.

“Nuk do ta bëja kurrë”- u shpreh Zara Larsson,- shumë artistë kanë qënë anti Trump. Kështu që unë nuk do të performoja dhe shumë prej njerëzve të zgjuar nuk do ta bënin”.

Një anëtar i stafit Trump tha se Elton John do të ishte në ceremoni, por shumë shpejt lajmi u hodh poshtë pasi vetë artisti tha se nuk do të performonte në 20 janar.
Kanye Ëest duket se ka marrëdhënie më të mirë me Trump pasi ata janë parë së fundmi në Kullën Trump duke u cilësuar miq.

Por stafi i Trump nuk dorëzohet pavarisht nga refuzimi i shumë prej artistëve,pasi ata shpresojnë se do të ftojnë Bruno Mars ose Justin Timberlake.

Sipas BBC stafi është i gtashëm të paguajë cdo lloj shumë duke shtuar se të paktën 6 personalitete do të jenë aty ditën e madhe kur në 20 janar Donald Trump do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si president i SHBA-ve.

Tashmë na duhet të presim datën 20 janar sesi do të organizohet ceremonia dhe cilët do të jenë yjet të cilët  do të performojnë për presidentin e zgjedhur në 8 nëntor.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?