Trump njofton nisjen e prodhimit të avionit të ri ushtarak F-47: Më i fuqishmi në histori! NATO është e fortë, por pa ne nuk do të ekzistonte

Trump njofton nisjen e prodhimit të avionit të ri ushtarak F-47: Më i fuqishmi në histori! NATO është e fortë, por pa ne nuk do të ekzistonte

Donald Trump duke prezantuar projektin e avionit F-47

SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar zyrtarisht nisjen e prodhimit të një avioni të ri ushtarak, F-47, të cilin e ka cilësuar si “më të fuqishmin në histori”.

Në një deklaratë nga Zyra Ovale, me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, në krah të tij, Trump tha se ky avion do të ketë teknologji stealth, që e bën të padukshëm ndaj radarëve, si dhe aftësi depërtuese shumë më të avancuara se avionët aktualë të flotës ushtarake amerikane. Sipas Pentagonit, F-47 do të luajë një rol kyç në rastin e një konflikti të mundshëm me Kinën.

Trump bëri të ditur se kompania Boeing është ajo që ka fituar kontratën për prodhimin e këtij avioni modern. Emri i tij, F-47, duket se është një referencë për mandatin e dytë të Trump në presidencë. Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi edhe rëndësinë e SHBA në aleancën e NATO-s: “NATO-ja është e fortë, por pa ne nuk do të ishte e njëjta gjë. Aleatët tanë duhet të na trajtojnë me respekt,” tha ai.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e quajti avionin e ri “një dhuratë për të ardhmen e Amerikës”, duke e krahasuar me administratën e mëparshme. “Më parë, dukeshim si të paaftë,” tha ai, duke nënvizuar se programi i ri i avionëve është një mesazh i qartë për aleatët dhe kundërshtarët: “SHBA është më e fuqishme se kurrë.”

Megjithatë, ky projekt ka hasur edhe kritika. Ekspertët kanë ngritur pikëpyetje mbi kostot e larta dhe nevojën e një avioni të ri, duke pasur parasysh se Pentagoni ende po përballet me sfida në prodhimin e avionit luftarak F-35. Për më tepër, bombarduesi më i ri stealth i Pentagonit, B-21 Raider, tashmë përfshin teknologji të avancuara, si materiale të reja, inteligjencë artificiale dhe sisteme të përmirësuara të fshehjes nga radarët.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deri Kur?!!: 22/03/2025 14:12

    EDHE PRETENDOJNë SE JANë PëR 'PAQEN' EDHE INVESTOJNË FONDE MARRAMëNDëSE PëR PROJEKTE FUTURISTE DHE SUPëR Të ÇMËNDURA PëR Të VRARë E SAKATUAR POPUJT E GJORË. Është përfshirë ajka e trurit për makinën luftarake që vetëm shkatërron e shkatërron pa fund dhe pa pikën e turpit po këta, bertasin nga mëngjezi në darkë se gjoja 'duam paqe'... Retorikë e propagandë banale dhe e fëlliqur e që i ka dalë boja me kohë...

    Përgjigju
  • Zeri: 22/03/2025 05:51

    Kte rrampin skan per ta len shum gjat amerikanet qe te vazhdoj .e kto çmendurira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!