
Foto: Gustavo Petro
Pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump për një operacion në Kolumbi si ai i Venezuelës, ka reaguar homologu i tij Gustavo Petro.
“Ndaloni së shpifuri; emri im nuk shfaqet në asnjë rast trafikimi droge", shkroi në X presidenti kolumbian duke iu drejtuar Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.
Petro kujtoi gjithashtu se si "komandant suprem i forcave të armatosura", për të luftuar trafikimin e drogës, "urdhërova sekuestrimin më të madh të kokainës në historinë botërore".
"Kam besim të madh te populli im dhe për këtë arsye i kam kërkuar popullit të mbrojë presidentin nga çdo akt i paligjshëm dhune kundër tij", theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Donald Trump: Kemi nën kontroll Venezuelën! Gati për një mision edhe në Kolumbi/XI Jinping: Veprimet arrogante po ndikojnë rendin global!










