Presidenti i SHBA-së, Donald Trump parashikoi të dielën në mbrëmje se Kuba ishte "gati të binte", duke nënkuptuar rënien e regjimit atje.
Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri pasi forcat amerikane kapën udhëheqësin venezuelian Nicolás Maduro, duke paralajmëruar se Havana nuk mund të mbështetet më te Karakasi për siguri dhe naftë.
Trump tha se fati i Kubës tani është i lidhur drejtpërdrejt me rrëzimin e Maduros dhe rënien e aftësisë së Venezuelës për të financuar aleatët në rajon.
I pyetur nëse po shqyrtonte një veprim të SHBA-së në Kubë, Trump u përgjigj: "Mendoj se thjesht do të bjerë. Nuk mendoj se kemi nevojë për ndonjë veprim. Duket sikur po bie. Po bie me kalimin e kohës."
Operacioni i guximshëm i SHBA në Karakas ka tronditur qeveritë aleate të Maduros në rajon, me zyrtarët kubanë që bëjnë thirrje për tubime në mbështetje të Venezuelës dhe akuzojnë SHBA-në për shkelje të sovranitetit.
Zyrtarët amerikanë thonë se forcat kubaneze të sigurisë luajtën një rol qendror në mbajtjen e Maduros në pushtet. Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se operativët kubanë në mënyrë efektive drejtuan operacionet e brendshme të inteligjencës dhe sigurisë së Venezuelës, duke përfshirë ruajtjen personale të Maduros dhe monitorimin e besnikërisë brenda qeverisë së tij.
Komente











