Donald Trump postoi në rrjetin e tij social, Truth, një foto të asaj që ai tha se ishte një mesazh nga presidenti francez Emmanuel Macron. "Miku im, jemi plotësisht dakord për Sirinë. Mund të bëjmë gjëra të mëdha për Iranin. Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën", shkruhej në mesazh. "Mund të organizoj një takim të G7 pas Davosit, në Paris, të enjten pasdite. E në këtë kuadër mund të ftoj ukrainas, danezë, sirianë dhe rusë", vazhdonte postimi i atribuar kreut të Pallatit Elize. "Eja të darkojmë së bashku në Paris të enjten para se të kthehesh në Shtetet e Bashkuara", përfundon mesazhi i nënshkruar "Emmanuel".

Burime pranë presidentit francez konfirmuan se përmbajtja e mesazhit të publikuar nga Trump ishte "shumë reale". Edhe ‘Le Figaro’, shkruajti se presidenti Macron kishte konfirmuar se i kishte propozuar në një "mesazh privat" presidentit të SHBA-ve, Donald Trump të organizonte një samit të G7 në Paris të enjten, më 22 janar, duke përfshirë mundësinë e ftesës për Rusinë përgjatë takimit, një mundësi që do të ishte e para pas gati katër vitesh lufte në Ukrainë.


Lajmi kryesor:

Trump: Udhëheqësit evropianë nuk do t'i rezistojnë përpjekjeve të mia për të blerë Groenlandën! 200% tarifë doganore për verërat e Francës