Shtetet e Bashkuara janë konsideruar gjithmonë si vendi ku bëhen ëndrrat realitet, por të dhënat e publikuara nga presidenti amerikan Donald Trump tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e familjeve shqiptare që kanë emigruar në SHBA, mbështeten te ndihma sociale.
Presidenti amerikan Donald Trump ka shpërndarë në rrjetin social Truth Social 2 tabela me të dhëna mbi përfitimin e asistencës sociale nga familjet emigrante në SHBA, ku përfshihen edhe emigrantët shqiptarë. Sipas këtyre të dhënave, 41.3% e familjeve emigrante shqiptare në Shtetet e Bashkuara përfitojnë ndihmë sociale nga shteti amerikan. Në listë përfshihet edhe Kosova ku 46% të familjeve që jetojnë atje marrin ndihmë nga shteti amerikan.
Tabelat janë pjesë e një renditjeje me titull “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, ku paraqitet përqindja e familjeve emigrante që marrin asistencë sociale, të ndara sipas vendit të origjinës. Në listën e publikuar nga Trump, Shqipëria rezulton me një përqindje më të ulët krahasuar me Kosovën apo vende të tjera, por mbi pragun 40%, duke u renditur pranë shteteve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami.


Komente










TURP I MADH DY VËNDE BALLKANIKE DHE TË DYJA SHQIPFOLSE..... 4 NË 10 SHQIPTAR PARAZIT NË USA TURP. PRETENDOJMË TË JEMI SHTETAS EU. NDËRKOHË MBAHEMI ME TAKSA E SHTETASVE AMERIKAN...
PërgjigjuPo te pyesesh AI del se gati 48 mil amerikan janë ne krize varferie apo prag varferie ! Kjo eshte edhe shprehja “eat the dog-eat the cat”
PërgjigjuPo atje ju japin dicka kurse ne Shqiperi dote vdisnin per buke duhet ti falenderoni demokracis se Berishes qe ju ndihmoj te ikni dhe sot pa te ardhura dhe pa vendlindje dhe pa shtepi ne vend qe ta ndertoni shtetin tuaj neser dote ju duhen viza per ta vizituar vendin dhe duhet te mesoni Greqishten.roft ENVER HOXHA.
Përgjigju