Friedrich Merz dhe Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump i është kundërpërgjigjur kancelarit gjerman Friedrich Merz pas deklaratave të këtij të fundit për Iranin. Në një postim në Truth Social, Trump i kërkon Merz të “kalojë më shumë kohë” duke u marrë me luftën Rusi-Ukrainë dhe me problemet e brendshme të Gjermanisë.

“Kushtoji më shumë kohë dhënies fund të luftës Rusi/Ukrainë (ku ke qenë totalisht joefektiv) dhe për të rregulluar vendin tënd në rrënim, veçanërisht sa i përket emigracioniy dhe energjisë,” shkruan Trump.

Ai shton se Merz duhet të “harxhojë më pak kohë duke ndërhyrë te ata që po eliminojnë kërcënimin bërthamor iranian, duke e bërë botën, përfshirë Gjermaninë, një vend më të sigurt”. Reagimi i Trump vjen pasi Merz deklaroi se iranianët “po poshtërojnë” Shtetet e Bashkuara. Postimi vjen gjithashtu një ditë pasi Trump tha nga Shtëpia e Bardhë se administrata e tij po shqyrton mundësinë e një reduktimi të trupave amerikane në Gjermani.


Lajmi kryesor:

Trump sulmon kancelarin gjerman: Mos ndërhy tek Irani, mendo më shumë për Kievin dhe vendin tënd! Presidenti amerikan: Bllokada në Hormuz do të zgjasë