"Më pëlqen Giorgia Meloni, është një person i mirë, por nuk ishte aty për ne" për Iranin. Kështu tha Donald Trump gjatë takimit të tij me presidentin turk Erdogan.
“Nuk i bëra shumë presion. Por ajo refuzoi të përfshihej në Ngushticën e Hormuzit apo me Iranin në përgjithësi. Marrëdhënia ime me të është përkeqësuar, por më pëlqen dhe mendoj se është një person i mirë që bëri një gabim. Ajo nuk ishte aty për ne dhe kjo nuk më bëri të lumtur”, tha Trump.
Kjo deklaratë e Trump vjen vetëm dy ditë, pasi ky i fundit kishte shpërndarë në rrjete sociale një foto me Melonin ku shkruhej 'Kam nevojë për një urdhër mbrojtjeje.
Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se nuk do të kishte marrë pjesë në samitin e NATO-s nëse nuk do të mbahej në Turqi.
"Isha shumë i zhgënjyer me NATO-n dhe, sinqerisht, nëse nuk do të ishte mbajtur në Turqi, ku një mik i imi është një udhëheqës shumë i fortë, një person shumë i fortë, ndoshta nuk do të kisha marrë pjesë. Ndjeva se duhej të merrja pjesë sepse e di që ai bëri shumë punë”, tha Trump.
Komente











