Trump zgjedh 19-vjeçaren gjermane kundër Greta Thunberg (VIDEO)

Trump zgjedh 19-vjeçaren gjermane kundër Greta Thunberg (VIDEO)

Naomi dhe Greta

Një aktiviste 19-vjeçare pjesë e një qendre konservatore të Trump, e cila kundërshton pikëpamjet e Greta Thunberg do të flasë në konventën republikane të Washington D.C.

Gjermania Naomi Seibt, do të flasë nesër para deputetëve republikanë në kuadër të fushatës së rizgjedhjes së presidentit Trump për të shprehur pikëpamjet e saj totalisht të kundërta me ato të aktivistes suedeze, 17-vjeçares Greta Thunberg.

Ajo është shprehur përmes videove në Youtube se bota nuk do të marrë fund prej ndryshimve klimatike dhe se njerëzit vetëm po panikosen dhe alarmohen.

“Unë kam një lajm të mirë për ju. Bota nuk po mbaron për shkak të ndryshimit të klimës.

Njerëzit po ushqehen me forcë me alarmin e klimës që na thotë se ne si njerëz po shkatërrojmë planetin dhe se ne nuk kemi të ardhme", është shprehur ajo.

Në internet gjithashtu është shpërndarë një video e të dyja vajzave që shpreh pikpamje të ndryshme të tyre në lidhje me ndryshimet klimatike.

Influenca e Seibt llogaritet të jetë më e vogël pasi aktualisht ka vetëm 5 mijë ndjekës në Twitter në krahasim me 4 milionë të Thunberg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin