Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Marlind Laçi, është shprehur se në SHBA përflitet se dosja Epstein po përdoret nga inteligjenca izraelite për t’i bërë presion Presidentit Donald Trump që Amerika të sulmojë Iranin.

Komentet Laçi i bëri në emisionin ‘Frontline’ nga Marsela Karapanço në Report TV, ku tha se nëse Irani do të sulmohet nga SHBA, atëherë sipas tij, kjo do të thotë se Trump është i zhytur thellë në skandalet e shfrytëzimit seksual të të miturve.

“Kemi të bëjmë me një organizatë terroriste ndërkombëtare pedofilësh. Bëhet fjalë për shfrytëzimin e mijëra të miturve që janë tregtuar si skllevër nga bota e tretë dhe që janë dërguar në ishullin e Epstein për të shërbyer atje në format më të ndyra seksuale. Nga ana tjetër pse në këtë moment. Kemi të bëjmë me një situatë tepër të nxehtë gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

Jemi në prag të goditjes së Iranit. Dhe ka shumë zëra në SHBA, sidomos të gazetarëve, që shprehin qartë se dosjet Epstein po përdoren si formë shantazhi kundrejt disa politikanëve që hezitojnë të godasin Iranin. Pra Donald Trump mbase i percepton si shantazhe që mund të vijnë nga ndonjë agjenci inteligjence e huaj, që në dosjen Epstein gjejmë kontante të jashtëzakonshme të Epstein me inteligjencën Izraelite.

Ai kishte komunikime të vazhdueshme me ish-kryeministrin izraelit. Dhe në këtë kontekst duhet se dosja Epstein po përdoret si formë shantazhi ndaj Trump. Gjithsesi më pas do shikohet nëse vërtetë do kemi një goditje të Iranit, atëherë do të thotë se vërtet Donald Trump mund të ketë implikime të rënda në raport me shfrytëzimin seksual të të miturve. Në këtë aspekt do të shikohet nëse do të kemi një luftë frontale, ku 70% e amerikanëve janë shprehur kundër një lufte në favor të një pale të tretë”, tha mes të tjerash Laçi.


Lajmi kryesor:

Dosja Epstein, Prençi: Dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri! Spahiu: Clinton udhëtonte me avionin e tij ‘Lolita’! Laçi: Trumpit po i bëhet shantazh