Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, ka raportuar live nga Himara, ku zjarri masiv përfshiu mbrëmjen e sotme qytetin, duke rrezikuar edhe banesat.
Xhelili tha se tani situata paraqitet disi më e qetë, por shtoi se më herët, zjarret, duke marrë formën e një U-je, rrethuan gjithë zonën e banuar, duke vënë në rrezik edhe jetët e banorave.
Ai tregoi se ka pasur banorë të asfiksuar që janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Himarës për të marrë ndihmë mjekësore, teksa shtoi se 4 autoambulanca kanë qenë prezente në terren, për përballimin e çdo situate.
Xhelili, duke treguar edhe pamje, shtoi se trungjet e ullinjve të zonës janë ende në flakë.
“Situata paraqitet më e qetë. Vatrat e zjarrit janë disi larg zonave të banuara. Ajo që konstatojmë është se zjarri ka izoluar gjithë zonën dhe ka rrezikuar banesat. Një rrethim nga vatra e zjarrit në formë U-je. Rreth orës 21:30 e deri në orën 22:00, kemi pasur edhe bllokim të aksit të Bypassit. Gjithë trungjet e ullinjve janë nën flakë ende, ç’ka ka krijuar edhe atë problematikën e frymëmarrjes apo asfiksisë për disa njerëz dhe është dashur edhe ndërhyrja shëndetësore në qendrën e Himarës. 3 autoambulanca nga Himara, një nga Drimadha dhe nëse do të ishte e nevojshme do të vinin edhe nga Vlora. Tymnaja ka mbuluar 90% të Himarës. Nxehtësia që lëshojnë trungjet, vijon të jetë prezentë. Vatrat e zjarrit kanë qenë shumë pranë banesave”, tha mes të tjerash Xhelili.
Lajmi kryesor:
Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen 6 banesa! Nufi e Çako: Pas 3 orësh betejë, situata nën kontroll







