Një vatër zjarri është regjistruar pak më parë në fshatin Bilaj, në mes të një lagjeje të banuar, ndërsa flakët po përhapen të favorizuara nga era dhe rrezikojnë disa banesa.
Zona ku ka rënë zjarri ka bimësi të dendur dhe është e mbuluar me shkurre e ferra, çka po favorizon përhapjen e flakëve dhe po shton rrezikun që ato t'u afrohen shtëpive.
Deri në këto momente, në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende forcat zjarrfikëse apo shërbimet e emergjencës.
I vetmi që po ndërhyn për të frenuar zjarrin është oficeri i Policisë së zonës, i cili po përpiqet me mjete rrethanore të mbajë nën kontroll flakët dhe të pengojë përhapjen e tyre drejt banesave.
Situata mbetet shqetësuese, pasi zjarri vijon të përhapet i favorizuar nga era, ndërsa pritet mbërritja e forcave zjarrfikëse dhe të emergjencave.
Lajmi kryesor:
Flakët në Fier 200 metra larg lokaleve, pronarët evakuojnë stafin! Rrezikohet një karburant, ndërhyrje nga ajri me 2 helikopterë! Digjet një banesë







