Tryeza e Nishanit, edhe Gjin Gjoni
jep ide për reformimin e drejtësisë!

TIRANE - Gjin Gjoni, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njëherësh gjykatës i Apelit Tiranë, është shfaqur në tryezën e thirrur nga presidenti Bujar Nishani për reformën në drejtësi.

Gjoni mbajti fjalë në panelin e dytë të kësaj tryeze, ku dha idetë e tij për reformimin e drejtësisë duke kritikuar hapat e ndërmarra deri më tani nga qeveria.
Ai tha se reforma që ështe realizuar deri më tani në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën Administrative dhe Shkollën e Magjistraturës  “deri tani ka lënë shije jo shumë të mirë në lidhje me ndryshimet ligjore”, pasi sipas tij nuk janë marrë parasysh rekomandimet ndërkombëtare.

“Unë ngre zërin në lidhje me këtë reformim dhe besoj se një sërë dokumentesh referuar dhe draftit të Këshilleve të Larta të Drejtësisë së BE ku dhe Shqipëria është në cilësinë e vëzhguesit, përcaktoi të gjithë hapat që duhen ndjekur në reformimin e sistemit të drejtësisë. Në asnjë moment nuk janë marrë parasysh dhe vazhdon që reformës t’i shkohet gjithmonë në të njëjtin drejtim”, tha Gjoni.

gjin gjoni

Kreu i shtetit është organizatori i kësaj tryeze e zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Vetë kryeministri i vendit Edi Rama e ka cilësuar Gjin Gjonin si shembullin më të keq të drejtësisë shqiptare, që nuk duhet ndjekur, për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tij për fshehje të pasurisë në vlerën 2 milionë euro.

Në tryezën për reformën në drejtësi ishin të ftuar përfaqësues nga tre pushtetet, gjyqtarë, kryetari i kuvendit Ilir Meta, kryeministri Rama, dhe lideri demokrat Lulzim Basha, të cilët ulen për herë të parë në një tryezë me në qendër adresimin dhe ndryshimin e problematikave të sistemit tonë të drejtësisë. 

gjin gjoni
(Foto nga A1 REPORT)

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve