Tsipras ironizon homologun turk
Davutoglu...më pas "kthen mendje"

Tsipras ironizon homologun turk<br />Davutoglu...më pas
Kryeministri grek Aleksis Tsipras, ka sulmuar homologun e tij turk përmes rrjetit social në Twitter. Tsipras, në Twitter i është drejtuar kryeministrit turk Ahmet Davutoglu, duke u ankuar për shkeljet turke që i janë bërë në hapësirës ajrore greke,bën me dije rrjeti britanik  BBC.

 “ Kryeministër, për fat, pilotët tanë nuk janë aq agresiv sa pilotët tuaj me rusët,” ka shkruar Tsipras, ndërsa menjëherë ka reaguar kryeministri turk, i cili i është përgjigjur atij duke i thanë ‘përqendrohu në axhendën pozitive.’

Shkëmbimi ka ardhur si pasojë e rrëzimit të avionit luftarakë rus, për të cilin Turqia ka deklaruar se avionët rusë kanë shkelur hapsirën ajrore turke. Ndërkaq, një gjë e tillë është mohuar nga zyrtarët rusë.

Të dy kryeministrat kanë shkëmbyer mesazhe në Twitter të dielën, pas marrëveshjes së BE-së dhe Turqisë në lidhje me krizën e refugjatëve.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit grek, i cili ka shkruar se ‘ajo që po ndodh në Egje është skandalozë dhe e pabesueshme’. Më pas ka qënë vetë Tsipras që ka zbutur tonet duke fshirë  mesazhet.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)