Shteti islamik ISIS po planifikon një "tsunam nuklear " me të cilin  synojnë të shfarosin miliona njerëz nga sipërfaqja e dheut duke shkaktuar holokaustin më të madh religjioz që ka parë bota ndonjëherë. Lajmin e konfirmon reporteri gjerman Jurgen Todenhofe i vetmi i lejuar të operoj me ISIS dhe të arratiset nga ta pa asnjë lëndim.

75 vjeçari, Jurgen Todenhofer, ish pjesëtar i partisë së Merkelit,reporter që në vitin 2000 dhe i specializuar për raportim lufte kishte përjetuar 10 ditë të tmerrshme në vijën e frontit të ISIS-it, duke ju shmangur plumbave dhe kërcënimeve me vdekje. Këto konkluzione  dhe histori të Todenhofer janë të detajuara në librin e quajtur “Brenda ISIS-it – 10 ditë në Shtetin Islamik”.

Ai beson se vendet Perëndimore nuk mund ta mposhtin ushtarakisht Kalifatin e vetë-shkruajtur nga ISIS pasi ata kanë  ambicie të mëdha për të siguruar armë atomike dhe i vlerëson ato si “parapërgatitje për tsunamin nuklear religjioz më të madh në histori” dhe thotë se,  “Terroristët janë duke planifikuar të vrasin me qindra miliona njerëz. Vendet Perëndimore janë duke e nënvlerësuar fuqinë e ISIS-it”

Lidhur me opinionin e tij për shtetin Islamik ai thotë se “ata janë shumë më të fortë sesa ne besojmë”.Ata tani e kanë nën kontroll një pjesë të tokës e cila është më e madhe se Mbretëria e Bashkuar dhe janë të mbështetur nga një entuziazëm i mahnitshëm, të cilin asnjëherë nuk e kam hasur në ndonjë zonë lufte. Çdo ditë qindra luftëtarë nga e mbarë bota vijnë për tu bërë pjesë e tyre. Prerjet e kokave janë themeluar si strategji me të cilën dëshironin të përhapnin frikën dhe terrorin brenda armiqve të tyre. Ata janë të vrazhdë dhe janë armiqtë më të rrezikshëm që i kam hasur në jetën time. Unë nuk shoh dikë që ka gjasa ti ndaloj ata. Vetëm arabët mund ta ndalojnë Shtetin Islamik”-shprehet 75 vjeçari
 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)