'T’u mësu not për së vdekmi!', banorët e Lezhës të shqetësuar për varrezën në moçal! Kryebashkiaku: E ndërtoi paraardhësi. Së shpejti hapim parcelë të re

Qyteti i Lezhës prej vitesh mbart problemin e varrezave publike. Në varrezën e vjeter që gjendet në fshatin Grykë-Zezë, hapësira është ezauruar prej vitesh per shkak te rritjes demogratike te qytetit. Ndaj në shumë raste banoret detyrohen të hapin varret e vjetra të paraardhesve për të varrosur në të njëjtën gropë te afermit.

Ndërsa në fshatin Gocaj të njësisë admistrative Kakarriq është hapur një tjetër varrezë publike, 6 vite më parë. Ajo njihet si “varreza e re” e Lezhës, por që nuk i dha zgjidhje problemit të vjetër! Siç shihet në pamje varrezën e Gocajt e kanë mbuluar ferrat dhe balta. Banorët tregojnë se është ndërtuar në një tokë të papërshtatshme, që më parë ka qenë kënetë, ndaj herë pas here mbushet me ujë. Të shqetësuar ata thanë, se ka pasur raste kur eshtrat kanë dalë në sipërfaqe!

“Gocaj e Kakarriqi janë moçale. S’di pse e benë aty?! Ka pas toke boll tek kisha. Këtu nuk është vend i përshtatshem”, shprehet nje banor.

“Këtu është bërë katastrofë! E ka mbuluar vendin ferra dhe bashkia nuk e pastron asnjeherë. Unë kam ardhe me pastru vete varret e të afermëve. Pastaj më e keqja është se këtu ka shumë ujë. Me mesu not për së vdekmi, veç këtu ndodh!”, tha një tjetër banor.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu që po konsumon mandatin e dytë në krye të bashkisë së Lezhës tha se faji është i paraardhësit të tij, Fran Frrokaj që zgjodhi ndertimin e nje varreze në Kakarriq. Gjithsesi Ndreu premton se se shpejti në Këshillin Bashkiak do te kaloje vendimi per nje varreze te re publike ne Lezhe.

“Jemi në një ndjekje të problemit. Terreni është i papërshtatshëm por është bërë nga paraardhësi. Ne jemi pranë miratimit të vendimit në Këshillin Bashkiak për të hapur një zonë të re. Por duhet të kuptojmë se s’mund të bëjmë dy here blerje per te njëjtën gjë, ndaj do gjejmë tokë shtet”, tha ai.

Kryebashkiaku i Lezhës nuk dha detaje për vendin e ri, por tha se do shfrytezohen tokat e shtetit. Deri atëhere banorët e Lezhës do të jenë duke u përballur me sfidën për të gjetur një vend prehje për të afërmit e tyre.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lezhjani: 25/05/2024 18:59

    Prit gomar sa te dali bari,kështu i thon kësaj pune,ka tre vjet qe kryetari i bashkise ka thene qe do ta zgjidhim kete problem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot