Tubacionet e amortizuara, Durrësi
prej tre ditësh pa ujë të pijshëm

Tubacionet e amortizuara, Durrësi<br />prej tre ditësh pa ujë të pijshëm
DURRËS-Qyteti i Durrësit prej tre ditësh vuan për furnizimin me ujë të pijshëm, shkak për këtë ka qenë dy defekte të njëpasnjëshme në tubacionin kryesor që furnizon me ujë qytetin e Durrësit dhe për këtë arsye janë shkaktuar probleme në furnizimin me ujë.

Avari të tilla janë të shpeshta në këtë qytet pasi rrjeti i tubacioneve është mjaft i amortizuar. Sipas përgjegjësit të mirëmbajtjes së rrjetit, Gerald Dautaj, është punuar pa ndërprerje gjatë 48 orëve të fundit për të bërë të mundur riparimin e defekteve.

‘’Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e krijuar. Është një defekt i paparashikuar. Ndërhyrja ka qenë e vështirë. Është punuar brenda 48 orëve për ta kthyer situatën në gjendjen e mëparshme. Aktualisht stacioni është rivënë në punë, dhe nga nesër situata do kthehet në normalitet’’,-u shpreh Dautaj. 

Tubacioni që furnizon me ujë qytetin bregdetar ka një moshë 45-vjeçare, amortizimi për shkak të viteve ka sjellë defekte të shpeshta në linjën nga Fushë-Kuqja deri në Durrës.

Furnizimi me ujë i lagjeve të qytetit pritet të normalizohet gjatë ditës së sotme, fillimisht në lagjet që e kanë orarin e furnizimit gjatë pasdites.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi