Alarmi se sëmundja e tuberkulozit në vend po njeh një trend rritje, duket se është i pavërtetë.
Menaxherja e programit kombëtar të Tuberkulozit në vendin tonë, Donika Mema, sqaron edhe të dhënat mbi këtë sëmundje, rrezikun e bluzave të bardha nga kjo sëmundje si dhe gjendjen shëndetësore të pacienteve në Durrës.
“
Aktualisht ne kemi 12 të shtruar me tuberkuloz, jo vetëm pulmonar, por ekstra pulmonar, që nuk është infektues për të tjerë.
Pacientët janë në dhoma në vete, mjekimi merret cdo mëngjes në sy të infermierëve. Nga të dhënat që kemi, tuberkulozi ka një % shumë të ulët, 0.5 për 100 mijë banorë dhe nëse i shikojmë janë të moshës së tretë me komplikacione të tjera". Përsa i përket rastit të pacientëve në qytetin e Durrësit, ajo shprehet se situata është në kontroll.
“
Tuberkulozi quhet sëmundje pa kufi, mund të prekë këdo, por nuk zhvillojnë të gjithë sëmundje.
Personat që punojnë në spital dhe që u shërbejnë kanë riskun më të madh. Personeli shëndetësor ka qenë korrekt dhe ka qenë i centralizuar”
Në një vit sipas saj regjistrohen deri 400 raste me këtë sëmundje, por që janë të kurueshme.
Para dy ditësh, 4 persona u diagnostikuan me tuberkuloz. Tre sanitare te spitalit te Durresit jane infektuar nga semundja e rrezikshme pasi në repartin ku ato punojne, kurohen 4 pacientët e diagnostikuar me sëmundjen e Turbekulozit.
Gjendja shendetesore e tre sanitareve te infektuara është stabilizuar dhe dy prej tyre jane transportuar ne spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Dyshohet se gratë mund të jenë infektuar gjatë ndërrimit të çarçafëve dhe dërgimit të tyre në lavanderi.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
10.1%
-
Jo
89.3%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 16775
Lajme të tjera
-
FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’
31 Mars, 22:55
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39