LEZHË - Pavarësisht përplasjeve me policinë dhe me delegacionin zyrtar të mazhorancës Aleanca Kuq e Zi ja ka dalë të zhvillojë një tubim në qytetin e Lezhës.
Mbështetës të saj kanë pritur kryeministrin Sali Berisha me parrudhën “Gjergj, me ty fituam Evropën me këta e humbëm”.
Në shkrimin e parullës në fjalën “KËTA”, Ë-ja ishte me foton e Sali Berishës ndërsa T-ja me foton e Hashim Thaçit.
“Qeveria po shet territore, historinë e kulturë e identitetin. Asnjë vend në botë nuk privatizon kalatë. Pas plazheve dhe parqeve po privatizojnë edhe kështjellat. Stop pazareve me historinë e kulturën shqiptare”, thanë aktivistët e Aleancës Kuq e Zi. Aktivistë të AK-së kanë tubuar në qendër të Lezhës me masa të rrepta pasi u ishte mohuar leja e tubimit.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com