TIRANE - Ish-i burgosuri politik, Gjergj Ndreca, i cili në grevën e urisë ndërmori aktin e vetëdjegies duke i vënë flakën vetes me benzinë, ka lënë Shqipërinë tre ditë më parë së bashku me familjen e tij në Belgjikë ku pritet të kërkojë azil politik.
Lajmi u konfirmua për televizionin A1Report dhe Shqiptarja.com nga Skënder Tufa, koordinatori i grevës së urisë së ish-të burgosurve politik e cila u zhvillua më 22 shtator - 22 tetor 2012 përmes së cilës i kërkonin qeverisë të plotësonte kërkesat e tyre, më kryesorja: dëmshpërblimi për vitet e burgut në kohën e regjimit komunist.
Sipas Tufës, Ndreca ka udhëtuar 3 ditë më parë drejt Italisë ku ka qëndruar tek i vëllai i tij ndërsa ditën e sotme ka mbërritur në shtetin belg.
Koordinatori i grevës së urisë të ish-të përndjekurve deklaron për A1Report se ky është një akt dëshpërimi. “Ndreca s’u konsultua me asnjë nga ne, i njëjti fat na pret të gjithëve sepse këtu persekutohemi e përndiqemi 24 orë sikur të ishim kriminelë”, deklaron Tufa.
Për shkak të indiferencës së qeverisë ndaj grevës së ish-të përndjekurve politik, më 8 tetor grevisti Gjergj Ndreca ndërmori aktin e parë të vetëdjegies, duke djegur veten me benzinë.
Në të njëjtën grevë urie, dy ditë pas tentativës për t’u vetëflijuar të Gjergj Ndrecës, një tjetër ish-i burgosur politik, Lirak Bejko i vuri flakën vetes me benzinë. Bejko ndërroi jetë më 2 nëntor në Spitalin e Barit ku u dërgua për mjekim të specializuar.
GREVA
Greva nisi më 22 shtator dhe mori fund më 22 tetor. Çdo ditë e kësaj greve u shoqërua me tensione, presione të forta psikologjike deri dhe në arrestime. Dy ish të përndjekur grevistë, Gjergj Ndreca (8 tetor) dhe Lirak Bejko (10 tetor) u vetëdogjën, gjykata urdhëroi shpërbërjen e grevës, u arrestua koordinatori i grevës Asllan Patrioti, në çadra u ushtruan disa herë kontrolle nga policia dhe ditët e fundit u hoqën lëngjet dhe grevistët mbaheshin vetëm me ujë e cigare. Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe organizatave të ndryshme për të drejtat e njeriut e opozitës (kohët e fundit) për të dialoguar, kryeministri iu përgjigj me heshtje duke e quajtur grevën, sipas tij politike pas së cilës fshihej Partia Socialiste. Madje në deklaratat e herëpashershme etiketonte ish të burgosurit politikë në grevë si kriminelë, apo bixhozxhjinj.
*Foto, Gjergj Ndreca gjatë kohës që ishte në spital, pas vetëdjegies
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com