Tufat e deleve po pakësohen në lumin e Vlorës! Jeta e vështirë e blegtorëve: S’kemi mbështetje, më shtrenjtë uji se qumështi

Në Lumin e Vlorës, ku natyra duket sikur bashkëjeton paqësisht me njerëzit, fshihet një realitet tjetër – ai i vështirësive të përditshme të blegtorëve. Në këtë zone, çdo mëngjes zbardh me fytyra të lodhura, duar të ashpra dhe shpresa që zbehen nga pak. Blegtoria këtu nuk është thjesht një zanat; është një ritual i përditshëm, një betejë e vazhdueshme për të mbijetuar.

Në fshatrat Terbaç Brataj, Lepenice, Gjorm, Gumenice, Lapardha, Vodice dhe më tej, në çdo anë, burrat dhe gratë punojnë pa u lodhur për të mbajtur gjallë një traditë që, për ta është bërë mjeti i vetëm për të siguruar jetesen.

Ndërsa flasin për jetën e tyre, blegtorët rrëfejnë për një ndihmë që nuk ka ardhur kurrë nga shteti, ndaj blegtoria tkurret çdo vit. Çmimi i qumështit dhe mishit, qëndron kaq i ulët sa mezi mbulojne shpenzimet e përditshme. Mungesa e përkrahjes nga institucionet i ka lënë të vetëm përballë sfidave të mëdha.

“Shumë e vështirë t’i mbash. Jam i zhgënjyr, si me shtetin si me të gjitha”, thotë një blegtor.

Në sytë e blegtorëve ka një përzierje mes krenarisë për punën që bëjnë dhe zhgënjimit për mungesën e perspektivës. Ata nuk kërkojnë shumë – vetëm atë që mund të sigurojë një jetë më të denjë për familjet e tyre.

“Një kilo ujë është një mijë lekë, një kile qumësht 700 lekë. Ia vlen?”.

Jeta e blegtorëve në Lumin e Vlorës është një tregim që meriton të dëgjohet, derisa nuk është zhdukur plotësisht prodhimi vendas..

K.T./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Specialisti: 26/01/2025 20:36

    Sa shitet sot ne treg 1 kg djath i bardhe feta pa hile me baze qumesht nga te imtat (dele+dhi)? Pa frike 12-13 euro kg. Biles restorantet me emer mund te ta marrin edhe me 15 Euro nese je serioz dhe jo matrapaz. Sa qumesht te imtash duhet per 1 kg djath te bardhe? 6 maksimumi 7 litra. Pra mesatarisht merr 2 euro per 1 liter qumesht te konvertuar ne djath. Po bashkohuni disa blegtore bashke hapni nje baxho te thjeshte punesoni grate apo femijet tuaj dhe prodhoni djath ne vend qe te shisni qumesht. Ja kaq e thjeshte eshte nese doni te fitoni, biles ti paguani edhe taksa shtetit.

    Përgjigju
  • Qetsori: 26/01/2025 18:29

    Verteten tha, uji me i shtrenjt se qumeshti. A po dashke dhe mishin me lire se sa buken. Se paske dhe emtin e bukur Mondii Kurre sdo e shisja me lire se ujin. Shtoje, ne duan te pun ndryshe mos e shisni. Beje djath, stazhinoje dhe do vij dita ta blejn si Mjalt

    Përgjigju
  • Mondi: 26/01/2025 17:35

    Po ca doni me ju litri I qumshtit me I larte se ne itali.i mishit me gjithe kocke 15 € Vetem te ankoheni e te pini raki dini

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 26/01/2025 20:34

      Shikoni si I kullot delet me syze dielli me kapele dhe te kerkon mbeshtetje , bashkohuni dhe shiteni me fabrikat qe grumbullojne qumeshtin , ju u mesuat i doni qyll pa u lodhur leket .qumeshti eshte me I shtrenjte se uji .Genjeshtar .

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit, në akuzë për armëmbajtje pa leje

Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit, në akuzë për armëmbajtje pa leje