Këngëtarja nga Shkupi Tuna Sejdiu duket se i druhet parashikimeve që Maya-t kanë dhënë për datën 21 dhjetor të këtij viti si fundi i këtij planeti.

Ajo ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Twitter një status në të cilin thotë: “Edhe naj dite apokalipsa... Deshirat e juja t'fundit?”,-ka shkruar këngëtarja.

tuna twitter

Që në fillim të këtij muaji kanë filluar hipotezat rreth vërtetësisë të këtij parashikimi të fisit Maya, por NASA organizata e vetme që merret zyrtarisht me kërkimet shkencore për planetin, kozmosin dhe universin në tërësi, është shprehur se nuk ka rrezik për apokalips.

Ndërkohë këngëtarja Tuna ka qenë e pranishme kohët e fundit në Tiranë ku ka performuar gjatë festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë.

(xh.k/shqiptarja.com)