TUNIZI, 21 nëntor /ATSH-AFP/ - Vetëm dy ditë larg presidencialeve, instancat e ngarkuara me zgjedhjet në Tunizi (ISIE) njoftuan sot rezultatet përfundimtare të legjislativeve të 26 tetorit të fituara nga partia anti-islamike Nidaa Tounes përballë kundërshtarit të saj lëvizja "Ennahda".
Nidaa Tounes, e drejtuar nga ish-kryeministri, Beji Caid Essebsi, mori 86 nga 217 poste në Asamblenë e përfaqësuesve të popullit, ndërkohë që partia islamike Ennahda mori vetëm 69, njoftoi për median, Chafik Sarsar, drejtori i ISIE-së.
Unioni Patriotik Liberal (UPL), partia e biznesmenit të pasur dhe president i klubit të futbollit, Klubi Afrikan, një nga klubet kryesorore në Tunizi, Slim Riahi, doli në vend të tretë me 16 poste. Ajo ndiqet nga Fronti Popullor, kolicion i majt dhe i së majtës ekstreme, që morri 15 vende.
Numri i përgjithshëm i votuesve që morrën pjesë ishte 3 579 257 ose 70 për qind e personave të regjistruar, sipas ISIE-së.
Kryetari i partisë Nidaa Tounes, Beji Caid Essebsi, 87 vjeç, shihet si favorit në presidencialet e 23 nëntorit përballë 27 kandidatëve të tjerë mes të cilëve edhe presidenti aktual, Moncef Marzouki./
/G.S/










