Rihapja e Muzeut Kombëtar Bardo në kryeqytetin Tuniz të Tunizisë, pas sulmit terrorist ku humbën jetën 21 persona, shumica turistë europianë, mësohet se hapja e tij është shtyrë për arsye sigurie.
 
Lajmi u bë me dije nga zyrtarë të muzeut sipas të cilëve “hapja parashikohej për sot, por pas paralajmërimit nga Ministria e Jashtme është shtyrë për një afat të papërcaktuar, pasi për arsye sigurie nuk mund të presin një numër të madh vizitorësh”.
 
Megjithatë konfirmohet se gjatë pasdites do të mbahet një ceremoni zyrtare në nder të viktimave për t’u treguar terroristëve se “nuk e arritën qëllimin e tyre”. Besohet se sulmi, i marrë përsipër nga ISIS, do të godasë industrinë e rëndësishme të turizmit në Tunizi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)