Turi absurd i Lulzim Bashës pas humbjes, si panelistët e tij që irritojnë më shumë përkrahësit e opozitës

Turi absurd i Lulzim Bashës pas humbjes, si panelistët e tij që irritojnë më shumë përkrahësit e opozitës

Kreu i PD Lulzim Basha

Pas humbjes së 25 prillit, Lulzim Basha mund të dilte në bazë për të folur për atë që ndodhi në votime. Për të folur për një pritshmëri artificiale e të sforcuar, që strukturat e qarqet e PD-së përhapnin artificialisht në bazë për një fitore.

Kur në fakt këtë fitore nuk e jepte asnjë sondazh apo studim serioz. Ndoshta është një zhvillim i sforcuar në një Shqipëri, ku siç dihet votuesi i së majtës, pra i PS-së, është i salduar në kuotat e 800 mijë votave, e që PD-ja nuk ka arritur të fitojë, por gjithsesi ka siguruar një rritje të konsiderueshme.

Basha, me logjikë do të duhet të falenderojë strukturat që i janë përgjgijur një lëvizje të tillë, që edhe pse nuk kanë arritur të triumfojnë, gjithsesi opozita ka treguar se ekziston.

Por kreu i opozitës, ka nisur një tur politik, a thua se ne jemi ende në vitin 2019 përpara tërmetit e pandemisë, e ai, siç u soll në fushatë, sikur nuk ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, po sillet, si një lider i opozitës që nuk vjen nga një palë zgjedhje parlamentare ku nuk i fitoi.

Ku premtoi deri në momentin e fundit që do të arrijë triumfin dhe që ai është në kuti. Por çfarë po bën sot?

Po del në rrethet ku ka dhe njerëzit besnik të zgjedhur dhe ka riaktivizuar fjalorin e “luftës kundër regjimit”.

Lulzim Basha nuk është një lider që i është mohuar opozita, përkundrazi.

E ka pasur atë me bollëk, madje duke pasur edhe kontrollin e një pjese të frikshme ekzekutive, siç ka qenë prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Basha, thjesht ka abuzuar apo nuk ka ditur të administrojë pushtetin e tij si lider opozite.

Ka mbajtur në tension vendin që nga viti 2017 e deri në 2021, sikur ne jetojmë në një shtet, ku ai vetë dhe njerëzit e tij janë të rrezikuar nga “regjimi”.

Po ç’ka bërë Lulzim Basha? Thjesht ka trilluar ngjarje si Babalja për të krijuar një tension e ka lobuar në qarqet e vendeve europiane që të mos votonin pro Shqipërisë për të hapur negociatat.

Në 2019 dogji mandatet e deputetëve dhe për 3 muaj luftoi me zjar e hekur për të hyrë në Kryeministri e Parlament me dhunë.

Bojkotoi zgjedhjet locale e largoi Partinë Demokratike nga çdo përfaqësim politik të vendit.

Ra tërmeti i viit 2019 dhe Lulzim Basha u fsheh fare, e njëjta gjë me pandeminë e Covid 19 në vitin 2020.

Kur erdhën zgjedhjet e vitit 2021, ai thjesht mori një kompani imazhi dhe u shfaq si njeriu që “do bëjë ndryshimin”.

Me Sali Berishën, Ilir Metën, Fatmir Mediun, Agron Dukën, Vangjel Dukën etj.

Shqiptarët nuk i dhanë shumicën. Shqiptarët votuan.

Votime që Lulzim Basha i njohu dhe i cilësoi si “demokratike”.

Kur humbi tha se nuk do t’i njohë. E sot ka dalë në Durrës, Lezhë etj, ku përsërit frazën se do të rrëzojë “regjimin e Ramës”.

Si do ta rrëzojë një regjim? Natyrisht me votë, pasi e provoi me dhunë në 2019-n dhe tentoi të cilësohej si “organizatë e dhunshme” nga SHBA.

Me votime, Lulzim Basha, nuk arriti të mobilizojë pro tij më shumë votues se sa mori Edi Rama, e ky është një fakt që e ka bërë të ditur opinioni ndërkombëtar në qarqet më të larta të tij.

Fabula e mos njohjes së zgjedhjeve është një fabul për Bashën, por as për opinionin e brendshëm, e aq më pak për atë ndërkombëtar.

Në Durrës, Lulzim Basha zhvilloi një tur, ku nuk i dha përgjgije pyetjes se përse qytetarët e Bashkisë Durrës votuan kundër PD, atë të Bashkisë Shijak dhe Bashkisë Krujë gjithashtu. Përse ndodhi kjo?

Sot bëri një të tillë në Lezhë, e sipas gjasave do të bëjë edhe në Elbasan, ku në qytet, që pritej një rritje të PD-së, humbi 3884 vota vetëm prej vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

Një panelist kokëbosh që Basha çon në studio shkruan se 14 mijë votat që PS ka diferencë në qarkun Elbasan kanë ardhur nga krimi pro PS-së.

Një qëndrim skandaloz që nuk di as çfarë është politika, por edhe numrat në vetvete.

14 mijë banorë-votues janë një qytet, që gjithsesi dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që të jenë votues të nxitur e të lidhur me krimin.

Ky qëndrim është vetëm kokëboshësia dhe mos kuptimi real i kësaj disfate që realisht nuk ishte për Lulzim Bashën.

Ky i fundit mori rezultatin më të mirë që mund të arrinte.

Thjesht PD-ja nuk ka menduar dhe punuar për një fitore.

Vetë fakti se ata kanë besuar se mund të fitonin që prej fillimit të vitit, tregon se sa “fresk” është truri i makinerisë së opozitës.

Që ecën me logjikën e atyre që e mbrojnë në panelet e darkës, e që ja shpifin të gjithëve.

Siç po bën Luli në turin e ekzagjeruar në rrethe, ku po provokon më shumë mbështetësit që u bënë copë për të rritur votat për PD-në.

Pa premtuar asnjë plan se ku do t’i çojë dhe si do t’i çojë drejt fitores, të paktën të pjesshme edhe në zgjedhjet lokale…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve