Turi i anëtarësimeve në PS, Rama në Kavajë: Duhet të jemi më të vëmendshëm për detyrimet që kemi në këshillin bashkiak

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe në ditën e sotme me takimet për anëtarësimet e reja në PS, këtë herë në Kavajë ku ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njëkohësisht drejtues politik i qarkut.

Ai nënvizoi faktin që këshilltarët e PS në bashkinë e Kavajës, duhet t’i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe jo të kundërshtojnë palën tjetër.

“Kavaja është një shembull se si mosmbajtja e ritmit të ndryshimit, se si mbyllja e partisë me idenë që fitorja i takon disave dhe nuk i takon të gjithëve, se si mungesa e vetëdijes për nevojën e një vetëreflektimi të vazhdueshëm, prodhon faturën e humbjes. Kavaja është një shembull shumë kuptimplotë për faktin që Partia Socialiste i ka vetë në dorë edhe rezultatin pozitiv, edhe rezultatin negativ, edhe fitoren, edhe humbjen. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm edhe në raport me detyrimet që kemi këtu përsa i përket Këshillit Bashkiak. Më thanë që ishte bllokuar buxheti i Bashkisë. Ne mund të kemi numrat për të bllokuar buxhetin e bashkisë, por ne nuk mund të jemi bllokuesit e buxhetit të bashkisë. Këshilltarët e bashkisë janë aty për t’i shërbyer komunitetit, nuk janë aty për t’i bërë karshillëk ultrasëve të anës tjetër. Kemi bërë edhe ne shumë gjëra që po të ktheheshim mbrapa, jam i bindur që nuk do t’i përsërisnim sepse kemi mësuar shumë gjëra ndërkohë. Ashtu sikundër ne e shikojmë se sa rezultat jep kur ti bën një opozitë qorre, shurdhe dhe ku trurin e le në frigorifer kur del nga shtëpia dhe në vend të trurit përdor krahët, përdor këmbët, përdor kokën sikur të ishte një tenxhere bosh me të cilën i bie murit. Nuk funksionon. Partia Socialiste është një forcë që historikisht ka dëshmuar vullnet për të korrigjuar, apo për të rindërtuar, apo për të risjellë në jetë çka të tjerët kanë bërë shtrembër, kanë shkatërruar, apo kanë asgjësuar”, u shpreh kryeministri.

Nga ana e tij, Veliaj tha se Partia Socialiste duhet të ndryshojë me ritmin e shoqërisë, që pastaj edhe Shqipëria të ndryshojë edhe më shpejt.

“Unë besoj shumë fort, ashtu si dhe kryeministri ka porositur dhe Asambleja ka vendosur, që një forcë të vazhdojë të mbetet fituese, duhet të rritet nonstop dhe fati i vendit që caktohet nga fati i kësaj partie që qeveris Shqipërinë dhe shumicën e bashkive të vendit është shumë herë më i rëndësishëm se fati i secilit prej nesh që është, në fund të ditës, një person i zëvendësueshëm, dhe siç do e shikoni dhe nga kandidatët e rinj sot, jo vetëm i zëvendësueshëm, por me një kalibër të jashtëzakonshëm intelektualësh, njerëzish pasionantë. Insistimi i kryeministrit për t’u siguruar që arritjet tona janë të pathyeshme dhe të pakthyeshme në fakt vlen më shumë se për çdo vend tjetër, por sidomos për këto zona, Kavajë e Rrogozhinë”, tha Veliaj.

Më tej Rama u ndal edhe në Durrës ku theksoi se socialistët duhet të jenë më ambiciozë për të pasur rezultate më të mira në të gjitha qendrat e votimit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Anëtarësimet e reja në PS, Rama në Durrës: Duhet të jemi më ambiciozë, në çdo qendër votimi të rrisim rezultatin! 

1709846031_edirama.JPG

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në Durrës për të marrë pjesë në turin e anëtarësimeve të reja në PS. Rama u kërkoi socialistëve që të jenë ambiciozë që në çdo qendër votimi ta rrisin edhe më shumë rezultatin në favor të PS.

Duke theksuar përfitimet që qyteti do të ketë nga rritja e Turizmit, Rama tha se zhvillimi do të jetë në rritje vit pas viti.

“Ju jeni këtu në zemër të industrisë së turizmit dhe ju e shihni vetë se çfarë lloj rritje ka në këtë aspekt dhe sigurisht që nga kjo përfitojnë të gjithë, në aspektin e ekonomisë familjare përfiton kush ka këtë lokalin, përfiton ai që ka lokalin tjetër, përfiton ai që ka hotelin, përfiton ai që jep shtëpinë me qera etj, etj. Pra, nuk është se erdhën vjet 10 milionë këtë vit, do vinë këtë vit të shohim po besoj goxha më tepër, - nuk është kështu. E solla si shembull këtë dhe unë mund të sjellë shumë shembuj të tjerë nga të gjitha fushat që progresi që është bërë nuk është një progres i përmbyllur. Është një progres që duhet të vazhdojë”- tha Rama.

Më tej kryeministri renditi disa nga projektet të cilat do të japin rezultat pozitiv për zhvillimin e ekonomisë që nga ndërtimi i portit të ri në Porto Romano, hekurudha që e lidh me Tiranën dhe projekti i plazhit për zgjerimin e brezit të rërës që do të sjellë hapësirë më të madhe për pushuesit.

“Unë jam shumë optimist për Durrësin, edhe për qarkun sepse investimet kanë dhënë dhe do japin në vijimësi impakt pozitiv. Ne kemi disa projekte që po bëjmë, kemi të tjera projekte që do t’i zhvillojmë, por nga ana tjetër edhe investimet private në turizëm, e shoh nga kërkesat, jo vetëm që po shtohen, por janë shumë cilësore sepse është shumë e nevojshme të rrisim ofertën turistike me struktura mikpriteje që sjellin klientë që paguajnë më shumë. Turizmi është një industri që sjell të ardhura zinxhir sepse ve në lëvizje gjithë zinxhirin që nga ata që prodhojnë ushqim, tek ata që garantojnë shërbimet, punësim, etj, etj.Dhe unë jam shumë optimist, plus me projektet e mëdha që nga hekurudha

tek Porti i Ri që tani është në fazën finale dhe do të hidhet në garën ndërkombëtare dhe do të fillojë ndërtimi i Portit në Porto-Romano tek Porti turistik ku vazhdon puna. Pastaj nuk diskutohet pjesa e vazhdimit të projekteve që janë më komunitare. Kemi njëkohësisht projektin e plazhit që do ta vazhdojmë se përveç asaj hapësirës, segmentit pedonal, kemi edhe zgjerimin e brezit të rërës që do të sjellë një frymëmarrje dhe një hapësirë shumë të këndshme për pushuesit”- shtoi kreu i ekzekutivit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zakarel zaka: 08/03/2024 13:06

    duhet me shume objectivitetet jo shume fasad durrsi eshte dobet

    Përgjigju
  • Ç'janë këta drejtues: 08/03/2024 07:57

    Pa njerëz që i ndjekin. Të gjithë e kanë mendjen në emigrim.

    Përgjigju
  • Kuli: 08/03/2024 01:06

    Para se te beni atentat e vrisni njerez, shkoni e jepni doreheqje nga funksionet, sic porosit shoku Edi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!