Anëtarësimet e reja në PS, Rama në Durrës: Duhet të jemi më ambiciozë, në çdo qendër votimi të rrisim rezultatin! 

Anëtarësimet e reja në PS, Rama në Durrës: Duhet të jemi më ambiciozë, në çdo qendër votimi të rrisim rezultatin! 

1709846031_edirama.JPG

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në Durrës për të marrë pjesë në turin e anëtarësimeve të reja në PS. Rama u kërkoi socialistëve që të jenë ambiciozë që në çdo qendër votimi ta rrisin edhe më shumë rezultatin në favor të PS.

Duke theksuar përfitimet që qyteti do të ketë nga rritja e Turizmit, Rama tha se zhvillimi do të jetë në rritje vit pas viti.

“Ju jeni këtu në zemër të industrisë së turizmit dhe ju e shihni vetë se çfarë lloj rritje ka në këtë aspekt dhe sigurisht që nga kjo përfitojnë të gjithë, në aspektin e ekonomisë familjare përfiton kush ka këtë lokalin, përfiton ai që ka lokalin tjetër, përfiton ai që ka hotelin, përfiton ai që jep shtëpinë me qera etj, etj. Pra, nuk është se erdhën vjet 10 milionë këtë vit, do vinë këtë vit të shohim po besoj goxha më tepër, - nuk është kështu. E solla si shembull këtë dhe unë mund të sjellë shumë shembuj të tjerë nga të gjitha fushat që progresi që është bërë nuk është një progres i përmbyllur. Është një progres që duhet të vazhdojë”- tha Rama.

Më tej kryeministri renditi disa nga projektet të cilat do të japin rezultat pozitiv për zhvillimin e ekonomisë që nga ndërtimi i portit të ri në Porto Romano, hekurudha që e lidh me Tiranën dhe projekti i plazhit për zgjerimin e brezit të rërës që do të sjellë hapësirë më të madhe për pushuesit.

“Unë jam shumë optimist për Durrësin, edhe për qarkun sepse investimet kanë dhënë dhe do japin në vijimësi impakt pozitiv. Ne kemi disa projekte që po bëjmë, kemi të tjera projekte që do t’i zhvillojmë, por nga ana tjetër edhe investimet private në turizëm, e shoh nga kërkesat, jo vetëm që po shtohen, por janë shumë cilësore sepse është shumë e nevojshme të rrisim ofertën turistike me struktura mikpriteje që sjellin klientë që paguajnë më shumë. Turizmi është një industri që sjell të ardhura zinxhir sepse ve në lëvizje gjithë zinxhirin që nga ata që prodhojnë ushqim, tek ata që garantojnë shërbimet, punësim, etj, etj.Dhe unë jam shumë optimist, plus me projektet e mëdha që nga hekurudha

tek Porti i Ri që tani është në fazën finale dhe do të hidhet në garën ndërkombëtare dhe do të fillojë ndërtimi i Portit në Porto-Romano tek Porti turistik ku vazhdon puna. Pastaj nuk diskutohet pjesa e vazhdimit të projekteve që janë më komunitare. Kemi njëkohësisht projektin e plazhit që do ta vazhdojmë se përveç asaj hapësirës, segmentit pedonal, kemi edhe zgjerimin e brezit të rërës që do të sjellë një frymëmarrje dhe një hapësirë shumë të këndshme për pushuesit”- shtoi kreu i ekzekutivit.


Lajmi kryesor:

Turi i anëtarësimeve në PS, Rama në Kavajë: Duhet të jemi më të vëmendshëm për detyrimet që kemi në këshillin bashkiak


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI