Turi i dytë i Conference League, fiton Laçi! Teuta merr goditje të rëndë në Durrës, Vllaznia ka gjithçka të hapur për ndeshjen e dytë! Partizani humb 3-0 në Bazel

Gjatë ndeshjes së Laçit

Ekipet shqiptare kanë luajtur pasditen e sotme ndeshjet e para të turit të dytë eliminator të Conference League. Teuta ka marrë një goditje të fortë në Durrës, duke humbur 0-2 nga Inter Escalandes. Skuadra nga Andora fitoi në Durrës falë golave të Soldevillas, javën e ardhshme ndeshja e kthimit por që do të jetë shumë e vështirë për durrsakët.  

Laçi ka marrë një fitore të rëndësishme në turin e dytë të Conference League, mposht 1-0 Craiovan, duke hedhur një hap të mirë drejt kualifikimit. Ndeshja u zhvillua në Elbasan.

Ndërkohë që skuadra shkodrane Vllaznia ka humbur minimalisht 1-0 në Qipro kundër AEL Limasol. Ka shënuar Scepoviç. Humbja minimale mban në lojë shkodranët, javën e ardhshme ndeshja e kthimit në 'Loro Boriçi'.

Ndërkohë ekipi tjetër Partizani ka humbur 3-0 kundër Bazel ndeshjen e parë të turit të dytë. Golat në Zvicër u realizuan nga Stocker dy herë dhe Arthur, ndeshja e kthimit javen e ardhshme në Elbasan. 

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e largon dot Sali Berisha nga drejtimi i PD-së Lulzim Bashën?

Komento

Komente

  • Gift card: 23/07/2021 01:58

    Gazetaret shqiptare ne 90 perqind jane rrogtare politikes dhe krimit. SPAK po ben shume mire.

    Përgjigju
  • Kacu: 22/07/2021 20:41

    Spak deri Tani mind ta quajme gestapo naziskine

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Plani i ri i Izraelit është të 'zvogëlojë', jo të zgjidhë konfliktin palestinez