Basha e renditi në vend të pasigurt kreun e PD në Korçë, çfarë deklaronte Andrea Mano për 'Report Tv' para zgjedhjeve dhe konflikti me Ervin Salianjin

Basha e renditi në vend të pasigurt kreun e PD në Korçë, çfarë deklaronte Andrea Mano për 'Report Tv' para zgjedhjeve dhe konflikti me Ervin Salianjin

Kryetari i degës së PD në Korçë, Andrea Mano dha sot dorëheqjen, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarë të Kryesisë, duke e mos i kursyer akuzat për lidershipin e kësaj partie, Lulzim Bashën.

Ndërkohë, në një intervistë për 'Report Tv', para zgjedhjeve, pasi Basha e la atë në një vend të pasigurt në listë, të 7-in, kur objektivi ishte 5 mandate, Mano foli me rezerva, ku tha se lista do ndëshkohet apo përkrahet nga vetë qytetarët!

"Unë do të isha për kandidatë përfaqësues që janë pranë njerëzve dhe njihen nga komuniteti, por lista është diçka që do të ndëshkohet apo përkrahet nga vete qytetarët më 25 prill", u shpreh ai për Report Tv para zgjedhjeve.

Ndërsa për konfliktin me kandidatin Ervin Salianji që ndodhi rreth dy muaj më parë për ndarjen e zonave elektorale mes kandidatëve të PD, ai u shpreh asokohe se ishin diskutime në aspektin e maksimizimit të votave në PD.

"Nuk do e quaja konflikt kanë qenë diskutime në mbledhje të mbyllur të PD-së. Kanë qenë diskutime në aspektin e maksimizimit të votave në PD të mundësisë që i jepet çdo kandidati për të maksimizuar votat atje ku ai mendon se ka me shumë mundësi", tha Mano.

 

Lexo këtu intervistën e plotë të Andrea Manos për Report Tv para zgjedheve


Lajmi kryesor:

Zhbëhet PD në Korçë, jep dorëheqjen kreu i partisë dhe 14 anëtarë të Kryesisë: Lidershipi po e kthen partinë në klienteliste! Basha hesht, e injoron çështjen


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet