Pas mbylljes së javës së 16 të Superligës skuadrat shqiptare do zbresin në fushë të martën për raundin e parë të fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Kjo fazë, ashtu si edhe më herët, është me system vajtje-ardhje, ndërsa rregulli i golit në fushë kundërshtare është hequr.
5 sfidat e parë që luhen në orën 13:00 janë: Bylis-Vllaznia, Dinamo-Kastrioti, Korabi-Partizani, Lushnja-Tirana dhe Tomori-Laçi. Ndërkohë të mërkurën do jenë 3 sfidat e tjera që luhen mes Apolonia-Kukësit, Erzeni-Teuta dhe Skënderbeu-Egnatia.
Janari do jetë një tur force për skuadrat shqiptare, pasi duke marrë në konsideratë edhe javën e 16 të Superligës do jenë 5 ndeshje në harkun kohor të 15-16 ditëve.