DURRES- Kanë zgjedhur këto ditë të ngrohta vjeshte për të kryer një vizite turistike në vendin tonë. Ata janë një grup turistësh italianë nga krahina e Salentos në Itali të cilët që nga dita e hënë po vizitojnë qytete të ndryshme të vendit si Tirana, Kruja dhe Durrësi.
Në mënyrë të veçantë këtyre turistëve u ka pëlqyer klima dhe natyra e vendit tonë, por edhe qytetet që ata kanë vizituar.
Salentinët tregojnë se gjatë sezonit të verës që sapo lamë pas, kanë kontaktuar me gazetarin Carlo Bolino i cili u kishte sugjeruar një vizitë në Shqipëri. Kjo ishte nxitja për një udhëtim drejt vendin tonë me të tjera përshtypje, ato të dëgjuara shumë vite më parë, por këto mendime ranë poshtë kur filluan të ecin e shohin qytete te ndryshme të Shqipërisë.
Turistët tregojnë se deri dje ata e kishin njohur Shqipërinë nga kronikat televizive apo nga gazetat e vendit tyre, ndërsa sot ata po e prekin vetë realitetin e vendit tonë ku ju bën përshtypje në mënyrë të veçante mikpritja dhe sjellja e shqiptarëve.
Sot ata ishin në Durrës ku kryen disa vizita nëpër qytet, por edhe në objektet antike. Vizitoret italiane janë intelektuale të profesioneve të ndryshme si inxhinierë, mjekë, gjyqtarë, prokurorë, ushtarakë si dhe të profesioneve të tjera. Të pyetur për përshtypjet që u la Shqipëria ata veçuan Tiranën e cila ju ka pëlqyer shumë dhe sipas tyre nuk ndryshon aspak nga qytetet europiane. Por edhe Kruja e Skënderbeut kishte lënë mbresa te vizitorët Italianë.
Ndërkaq nuk kanë munguar edhe disa vërejtje që kanë të bëjnë kryesisht me telat e energjisë elektrike, të cilat thuren midis pallateve, apo kanalizimeve, pusetat e hapura.
“Quhem Oronso Ruso dhe jam udhëheqësi i këtij grupi miqsh. Kemi vendosur të vizitojmë Shqipërinë falë ndihmës që na ka dhënë Carlo Bolino dhe Alba. Ne nuk prisnim të gjenim një shtet ashtu sikurse është tani Shqipëria. Tirana na surprizoi vërtetë, ashtu sikurse Kruja dhe tani Durrësi. jemi shumë të kënaqur nga ky udhëtim.”-shprehet Oronso Ruso.

“Unë jam Franko Farrati nga Leçe. Më parë kam pasur një përshtypje jo shumë të mirë për Shqipërinë, por duhet të them se kam ndryshuar mendje në kuptim që kam takuar njerëz shumë të mirë, por kam gjetur edhe një rinovimi të vërtetë të vendit. Por gjeja negative që vë re janë telat e energjisë elektrike afër pallateve të banimit,të cilat mund të ishin shmangur. Kjo është e vetmja gjë negative që pashë. Ndërsa sjellja e shqiptarëve për mua ishte si ajo e italianëve.”- shprehet turisti Farrati..

Ndërkaq për Luigi Carxoloron ish gjeneral i aeronautikës në vendin fqinj, Shqipëria nuk është një vend i panjohur.
Në vitin 1997 kur dy avionë mig të ushtrisë shqiptare u arratisën dhe hynë në hapësirën ajrore italian, ishte pikërisht Carxaloro ai që i priti ata në aerodrominin e Galantinos, ku ishte komandant baze, ndërsa ai e kujton kështu atë ngjarje.
“Unë quhem Luigi, për miqtë Xhixhi Carxolaro dhe vij nga Salento. Unë jam një ish-zyrtar, gjeneral i aeronautikës. Njohja me vendin tuaj është e hershme. Un kam qenë komandant bazë në aerodrominin e Galantinos, kur dy avionët miq u arratisën nga Shqipëria në vitin 1997 dhe hynë në hapësirën italiane dhe zbarkuan në aerodromin tonë. Unë i prita dy pilotët i shoqërova sa kohë ndenjën atje, ndërsa më pas ato u kthyen në Shqipëri. Nga ajo ngjarje mbaj mend se ne e kuptuam me shumë vonese se në hapësirën tonë kishin hyrë dy avionë të huaj. Sa i përket pyetjes tuaj për pilotët mbaj mend se ishin njerëz të mirë, por kontaktet me ta i kam humbur. Unë e kam njohur Shqipërinë nga lart në të vërtetë, por edhe kam lexuar disa gjëra dhe duhet te them se kam pasur kontakte edhe me shumë shqiptarë që jetojnë në Salento, të cilët më kanë thënë gjëra të cilat unë nuk i gjej këtu. Duhet të komplementoj për njerëzit që takova për mënyrën sesi i trajtojnë të tjerët, sigurisht që ka edhe probleme si ajo e telave elektirkë apo pusetave të hapura pa kapakë, të cilët janë një rrezik. pjesa tjetër më ka pëlqyer. Ju jeni njësoj si ne. Ne duhet të kthehemi sërisht në këtë vend.

Pas vizitave në qytetin bregdetar, grupi i turistëve i përberë nga 19 persona vendosi të shijojë një drekë buzë detit në plazhin e vjetër të Durrësit. Në menynë e paraqitur bëjnë pjesë specialitete vendase, por edhe ato të kuzhinës italiane. Në përgjithësi gatimet ju pëlqejnë edhe me ndonjë vërejtje të vogël duke pasur parasysh cilësinë e kuzhinës italiane.
“Nuk kam asgjë për të thënë për kuzhinën tuaj, pasi kuzhina jonë është më e mirë. Por kam shumë për të thënë për telat e energjisë elektrike, kanalizimet që janë shumë të rrezikshme, për higjienën ndaj mysafirëve tuaj. Rregulloni këto probleme dhe ju presin në Europë. Por mund të them se jeni një popull mikpritës dhe të sjellshëm”, thotë një turiste.

“Tirana shumë e bukur, m’u duk një qytet jetik, dhe shumë modern dhe mikpritëse. Durrësi ka investime të shumta e të paqarta, ndërsa Kruja shumë e bukur, më ka pëlqyer shumë, interesante për ato që pashë”.
“Ne ju gjejmë shumë të njëjtë me Italinë, madje edhe në kuzhinë. Jemi të kënaqur me mikpritjen. Ka ende për të bërë por është mjaftueshëm këndshëm. Italianët që kanë qenë në Itali, kanë mësuar shumë na kuzhina jonë”, thotë një tjetër turiste.
“Mendoj se është më e bukur kur e shohim duke ardhur këtu sesa duket nga televizioni. Kemi shumë eksperienca pozitive”.
Në përfundim të bisedës sonë me grupin italian të turistëve, ata shprehen se Shqipëria tashmë është pjesë e axhendës së tyre dhe se dëshirojnë me kënaqësi që të vijnë sërish në një tjetër tur turistik për të vizituar krahina të tjera të vendit.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO