Turistët amerikanë 'krah për krah' me mbretëreshën Elizabet....por askush nuk e njohu! ARSYEJA

Turistët amerikanë 'krah për krah' me mbretëreshën Elizabet....por askush nuk e njohu! ARSYEJA

Mbretëresha Elizabet në shtëpinë skoceze

Një grup turistësh amerikanë u ndeshën rastësisht me mbretëreshën e Angilisë, Elizabet, ndërsa ajo shëtiste rreth njërës prej shtëpive të saj skoceze në Balmoral dhe nuk e njohën atë.

Grupi amerikan filloi të bisedonte me 93-vjeçaren, e cila ishte e veshur me një pallto dhe shami në kokë.

Pa e kuptuar në asnjë cast se përballë tyre kishin mbretëreshën, turistët e pyetën nëse ajo jetonte afër. Njëri prej ish-oficerëve të mbrojtjes Richard Griffin, i cili ka qenë përgjegjës për sigurinë e mbretëreshës për më shumë se 30 vjet, i tha Times se turistët nuk e kishin parë ndonjëherë mbretëreshën dhe vazhduan të ecnin në këmbë pa e ditur se kë kishin takuar.

Mbretëreshës i pëlqen të vishet thjeshtë, kur është jashtë në Kalanë Balmoral, rezidencën Skoceze në Aberdenshire që ajo viziton çdo verë. Prona 50,000 hektarë është pronë e familjes mbretërore që nga viti 1852.

Në Skoci, mbretëresha e Anglisë preferon më shumë veshje me ngjyra të hapura, në krahasim me veshjet e saj me ngjyra të ndezura. Sipas një biografi mbretëror Robert Hardman, Mbretëresha vesh ngjyra të ndritshme në mënyrë që ajo të njihet menjëherë.

Në biografinë e saj të vitit 2011 të titulluar “Mbretëresha Jonë”, autori përshëndeti mbretëreshën për "modestinë e saj" duke shtuar një shprehje të saj të famshme: "Unë nuk mund të vesh kurrë ngjyrë bezhë sepse askush nuk do ta dijë se kush jam unë".

Mbretëresha e Anglisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia