Kryeministri Edi Rama ndau këtë të diel pamjet e disa turistëve britanikë që mbërritën në Durrës me kroçierë.
“Këtë të diel zyrtarizojmë edhe nisjen e këtij sezoni turistik me kroçiera, ku 50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçierën “Monet” për të vizituar Durrësin dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës e zonave përreth”, shkruan Rama.
Ai thotë se ky është "një ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format”.
Kreu i qeverisë ndau edhe shifrat, duke thënë se rreth 20 mijë turistë britanikë kanë vizituar vendin në 3 muajt e parë të vitit.