Inspektimin e parë në terren si Ministër i Financave Petrit Malaj e bëri në zonën e lirë doganore në Porto Romano, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli.
Ministri kërkoi të mbahet në monitorim i gjithë zinxhiri furnizues i karburanteve, në kushtet kur kërkesa për konsum është shtuar edhe prej sezonit turistik.
“Do të kërkoja një vëmendje maksimale dhe angazhim maksimal nga të gjitha strukturat, pra Doganat, Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në zbatim të Planit të Masave që ne kemi ndërmarrë. Është shumë e rëndësishme ndërveprimi dhe sinergjia që krijoni midis të gjitha strukturave për të garantuar mbarëvajtjen e të gjithë procesit që jemi duke implementuar. Do të doja që të më mundësonit një raport ditor, të paktën në fazën e parë gjatë së cilës ne po implementojmë këto masa”, - u shpreh Ministri Malaj.
Importi dhe konsumi i karburanteve ka regjistruar shifra të larta këtë vit, pasi vetëm në 7 muaj janë konsumuar 381,083 tonë me rritje rreth 20 mijë tonë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
“Trendi pozitiv i rritjes së konsumit të karburanteve po vijon edhe në muajin gusht, pasi edhe 7 mujor u mbyll me rezultate shumë të mira, por gushti bën specifikën e veçantë për shkak edhe të rritjes eksponenciale të turizmit në këtë periudhë shumë të nxehte vere. Besoj që ne do ta mbyllim vitin me një sasi rekord prej 700 mijë tonësh konsumi të karburanti për vitin 2024”, u shpreh Gazheli.
Aktualisht Drejtoria e Doganave, e Tatimeve dhe Policia e Shtetit po monitorojnë zinxhirin furnizues të karburanteve, që nga importi, depozitat në zonën e lirë doganore, shitjes me shumicë dhe shitjen në pikat e furnizimit me pakicë. Po ashtu po punohet me kryqëzimin e të dhënave mes sistemeve doganore dhe atyre tatimore, në mënyrë që të shmanget evazioni fiskal.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.2%
-
Jo
25.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 648
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Ceremonia mortore e babait të ish-presidentit Thaçi, Balla, Ruçi dhe ambasadori Malaj bëjnë homazhe dhe vendosin lule (VIDEO)
18 Mars, 12:38
-
Shtyhet me 1 muaj afati i aplikimeve për stacionet e plazhit, ndërsa kontrata e qirasë duhet të lidhet deri në 31 maj 2025! Kategoritë dhe hapat
12 Mars, 16:51
-
Dy punëtorët vjedhin karburantin në kantierin e aeroportit të Vlorës, arrestohen! 36-vjeçari furnizon makinën në Sarandë dhe arratiset, shpallet në kërkim (VIDEO)
24 Shkurt, 15:20
-
Ruante anijen sekuestruar me naftë kontrabandë në Durrës/ Në pranga polici, mori 10 mijë € ryshfet dhe zëvendësoi naftën me ujë! Në kërkim 2 të tjerë
9 Shkurt, 13:53
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rama: Do jetë histori suksesi për sipërmarrësit rural, si hotelet me 5 yje! Synojmë që eksportet të kapin 1 mld euro në 2030
6 Shkurt, 11:50
-
Arben Meçe: Fazlliçi lidhi Berishën me Arkanin, nga kjo vdiq edhe Remzi Hoxha! Saliu qëllime antikombëtare, sabotoi linjën e Interkonjeksionit, i shërbeu Serbisë
5 Shkurt, 18:38
-
Durrës/ Çahet argjinatura e kanalit të Porto-Romanos, banorët akuzojnë firmën dhe kërkojnë ndërhyrje: Rrezikohet katastrofa, të ndërhyhet
31 Janar, 14:13
-
Kuvend/ Kalon bonusi i pensionistëve, merret në shkurt! Mandati i Vullnet Sinajt nuk shkon në Kushtetuese! Rrëzohet komisioni hetimor për Porto Romanon
31 Janar, 02:39
-
Kuvendi miraton pr/ligjet, resortet me 4-5 yje përjashtohen nga tatimi për 10 vite! Majko, Braçe e Koçi abstenojnë! Shtyhet deri më 2026 aplikimi për investimet strategjike
31 Janar, 02:30
-
Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2024! Në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët, 2 mld lekë kredi për Albcontrol
22 Janar, 15:30
-
Euro ‘zhvlerëson’ edhe eksportet! Prodhimi vendas ‘në vend numëro’
18 Janar, 14:45
-
Anijet me 600 tonë karburant, deputeti Braçe: Ndiqni naftën, të kuptoni kush është mafia e kontrabandës nga Afrika Veriore! Hetoni më tej, trafiku lumë
16 Janar, 15:31