Pas publikimit të një video ku shihen dy turiste të veshura me pantallona të shkurtra dhe bluzë pa mëngë duke vallzuar para një xhamie, autoritetet përkatëse kanë ndërmarrë masa duke ua ndaluar vizitën në këtë vend të shenjtë.
Videoja që është bërë virale, shfaq vajzat duke vallëzuar para xhamisë në qytetin Kota Kinabalu në Malajzi. Si rezultat i këtij veprimi, banorët e kësaj zone u kanë ndaluar vizitën të gjithë turistëve.
Komento