Turisti çek humb në malin e Dajtit, gjendet pas disa orëve (VIDEO)

Një turist çek që kishte humbur gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit u gjet nga policia pas disa orëve kërkime në terren.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga turisti 33-vjeçar, i cili kërkonte ndihmë pasi kishte mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, forcat e Policisë organizuan një operacion kërkimi për ta lokalizuar dhe shpëtuar atë.

Pas disa orësh kërkime gjatë natës, turistit iu gjet vendndodhja dhe ai u shpëtua në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas, ai u transportua i sigurt në hotelin ku po qëndronte. 

Policia apelon për kujdes të shtuar nga turistët gjatë eksplorimeve në terrene malore dhe këshillon përdorimin e mjeteve të navigimit për të shmangur situata të ngjashme.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe kraku të fshehur në kuti karamelesh, arrestohet 25-vjeçari shqiptar! E shpërndante në makinë me qira

Itali/ Trafik kokaine dhe kraku të fshehur në kuti karamelesh, arrestohet 25-vjeçari shqiptar! E shpërndante në makinë me qira