Turisti nga Serbia pushime në Shqipëri: Gjithçka kam dëgjuar për shqiptarët është steriotip, janë të dashur dhe mikpritës

Turisti nga Serbia pushime në Shqipëri: Gjithçka kam dëgjuar për shqiptarët është steriotip, janë të dashur dhe mikpritës

Shëngjin

Për të dytin vit radhazi një qytetar nga Novi Sadi i Serbisë ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë në vijën bregdetare të vendit tonë. Dragan C. Ka publikuar përmes një postimi në Facebook, eksperiencën e tij gjatë pushimeve, ndërsa shkruan se gjithçka që thuhet për Shqipërinë, por edhe vetë shqiptarët, është vetëm një stereotip.

Ai ka renditur arsyet se përse e do Shqipërinë, ndërsa mes këtyre rreshtave vlerësohet mikpritja e shqiptarëve. Turisti nga Serbia ndan edhe një moment kur është takuar me një shqiptar të Kosovës dhe kanë diskutuar gjatë, sikur të kishin 100 vite që njiheshin.

Postimi i tij i plotë

Pse e dua Shqipërinë? Sepse zonja, pronarja e minimarketit, të thotë: Të kujtoj, verën e kaluar ishe këtu me gruan. Për shkak se një shqiptar nga Kosova, mysafir i hotelit ku keni qëndruar, ju përshëndet kalimthi në anglisht dhe pyet nga jeni, ju përgjigjeni: "Nga Serbia", dhe ai me një buzëqeshje e vazhdon menjëherë bisedën në serbisht sikur njiheni për 100 vjet. Kur hyn në furrën-piceri "Lidhja e Prizrenit" dhe pyet në anglisht: A mund të porosis pica?, dhe një djalë rreth të tridhjetave të pyet: "Cilën do?" dhe në serbishte të ngurtë ai fillon të listojë përbërësit e çdo artikulli në menu.

Mbrëmjen e fundit, para se të nisesha për në shtëpi, u ndala pranë furrës së sipërpërmendur për të shpenzuar kusurin e mbetur (rreth 400 lekë ose 4 euro), duke planifikuar të blej disa pasta për udhëtimin. Dola me 3 qese plot sanduiçe, role, simite, gërsheta, pasta të mbushura, djathë, çokollatë.

“Është një dhuratë për një udhëtim të mbarë...,”- tha me buzëqeshje i riu nga Gjakova, duke më lënë të tronditur dhe pa fjalë.

E dini çfarë tha zonja ime: Tani e di pse më pëlqen këtu. Nuk ka sjellje të detyruara, 'plastikë', buzë të mëdha, egërsira me tatuazhe (pashë vetëm një "të njollosur" dhe ishte një slloven). Gjithçka që tregtohet është një “stereotip”. Refuzoni paragjykimet dhe stereotipet e imponuara. Shqiptarët (nga Shqipëria dhe Kosova, njëlloj) janë njerëz të mirë, të sjellshëm, mikpritës dhe me zemër të ngrohtë. Ata jetojnë të njëjtën jetë, probleme, lumturi dhe pikëllime si ne. Shijojeni Shqipërinë për të paktën dhjetë ditë. Ju do të ktheheni përsëri ... me siguri. Për mua nuk ka asnjë dyshim. Shihemi sërish verën e ardhshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodis: 06/08/2023 19:19

    Nacionalizmi eshte injorance te gjithe jemi njerez shqiptar,serb apo grek

    Përgjigju
  • Valteri: 04/08/2023 09:32

    E bukur por ta lexue,por e verteta serbe eshte totalisht ne anen e kunderte me kete qendrim te keti serbi,mjafton ti ndegjosh serbet se si e emertojne Vloren,Shkodren a po Duresin..Valona,Skadar dhe Draq,sepse keta horra e konsiderojne trojet shqiptare si te tyre te cillat i kan pushtue ne 1912 me urdher te mbretit serbe Aleksandrit te asaj kohe.."Per gra dhe femi,mos perdorni plumba ,kur i keni bajonetin (thika qe montohet ne pushk) masakrat qe kan bere serbet ne troje shqiptare jane te papara ne civilizim

    Përgjigju
    • Avni Rudari: 05/08/2023 17:19

      Sikur ne Shqiperi te shkonte per se mbari duhet te kishte qdo qytet nga nje muze mbi masakrat serbe mbi banor et Shqiptar keshtu qe serbi dhe qdo i huaj do te kuptonte heht historin e Shqiperise por qka ndodh ne Shqiperi mengjez e mbremje turka na ka bere keshtu ashtu per 500 vite e 100 vite masakrat e shkaut grekut malazezit jan nen hije dhe s’diskutohen fare ketu eshte problemi

    • Lomi: 05/08/2023 11:43

      Italianet i thon Valona Scutari Durrazo, clidhje ka si i thon, plazhet e Shqiperis jan mbushur shumica turist Dardan dhe Serb, çadrat ngjitur dhomat po ngjitur, duhet te mbaroj gjuha e urrejtjes per te gjith, i dim krimet e Serbve, Turqve, Grekve, Italianve e Nazisteve ckan ber mbi ne

  • Sunny tirana: 03/08/2023 09:38

    Nacionalizmi ushqehet nga politika. Njerzit e thjeshte nuk kane urrejtje per njeri tjetrin. E kam provuar me serbe apo grek dhe rezulton e njeta gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës